Ish-pronarët: “Ndryshimet për pronën, jo në favorin tonë”
Pronarët e ligjshëm të tokave përshëndetën vendimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për kthimin në Kuvend të ndryshimeve që iu bënë ligjit të legalizimeve. Por, nga ana tjetër, ata nuk janë aspak të kënaqur me ligjet në fuqi, si për pronat, ashtu dhe për legalizimet, duke kërkuar ndryshim rrënjësor të tyre. Nënkryetari i shoqatës "Pronësi me drejtësi", Ahmet Sulstarova, tha se ndryshimet që bën politika në ligjet e pronës nuk janë në favor të pronarëve, përkundrazi, i diskriminojnë gjithnjë e më shumë ata. Pronarët kërkojnë ndryshime kushtetuese, ndërkohë që presin nga Gjykata Kushtetuese që të dalë me një vendim për ankesat që ata kanë bërë kundër ligjit të pronave dhe atij për legalizimin e zonave informale. Ish-pronarët e shohin me skepticizëm ligjin që ka të bëjë me legalizimin e zonave informale.
5 Maj 2008