Agjencitë Imobilare: Çmimet e apartamenteve, 10 për qind më të larta gjatë 3 mujorit të fundit
Ndërtuesit: Kriza, për shkak të mungesës së likuiditeteve dhe interesit të lartë të bankave Kriza që ka përfshirë, biznesin e ndërtimit, lidhet me çmimet e larta të apartamenteve. Sipas të dhënave të marra nga Agjencitë Imobilare, çmimet në kryeqytet variojnë nga 400 euro deri në 2000 euro për metër katror. Agjencitë imobilare theksojnë se kërkesa e qytetarëve për blerjen e një apartamenti në Tiranë, ka rënë me 20 për qind, ndërsa çmimet e tyre janë rritur me 10 për qind. Gjithashtu ata theksojnë se edhe rritja dhe forcimi i euros përballë
monedhës sonë kombëtare, ka sjellë dhe uljen e kërkesës për blerjen e shtëpive. Aktualisht çmimet në kryeqytet variojnë sipas zonave, kreun e mban zona e ish-Bllokut, ku çmimi i një apartamenti arrin në 2000 euro për metër katror, dhe më pas ndiqet nga lagja Myslym Shyri, ndërsa në periferi të kryeqytetit çmimet e shtëpive arrijnë deri në 400 euro për metër katror. Ndërsa në lagjet e Selitës dhe të Komunës së Parisit, çmimet e apartamenteve, variojnë nga 700 euro deri në 1500 euro për metër katror. Ndërsa tek Fresku, çmimet variojnë nga 500 deri në 750 euro për metër katror. Sipas agjencive për herë të fundit çmimet e shtëpive u rritën në tetor të vitit 2009, dhe më pas ngelën të pandryshuar, më shpresën se ardhja e emigrantëve do të sillte ndryshime në blerjen e shtëpive. Por nga të dhënat e marra nga dogana e Përgjithshme, të ardhurat e emigrantëve, për këtë ishin sa gjysma e të ardhurave që ata sollën gjatë vitit të kaluar. Sipas agjencive imobilare shitjet më të shumta dhe kërkesat e qytetarëve për të blerë apartamente janë në periferi të kryeqytetit, pasi aty mund të gjesh apartamente të cilave ju shkon shuma në 400 euro për metër katror. Mesa duket çmimet e larta të shtëpive, ka sjellë dhe uljen e interesit të blerësve, të cilët nuk mund të rriskojnë shuma të mëdha parash, qoftë këto të marra edhe nëpër banka.NdërtuesitNdërtuesit thonë se pavarësisht krizës i kanë mbajtur çmimet konstante dhe se nuk planifikojnë ti ulin ato. Por sipas tyre një ndikim të madh në krizën e bizneseve, kanë likuiditet bankare, si dhe interesat shumë të larta të bankave për klientët, të cilat nuk i lejojnë klientët që të tërheqin para. Gjithashtu një tjetër problem sipas shoqatës së ndërtuesve janë dhe bankat, të cilat sipas tyre i kanë interesat mjaft të larta. Pavarësisht se ndërtuesit shesh herë ja kanë vënë fajin dhe krizës financiare, ata sërish kanë ngulmuar se mos dhënia e lejeve të ndërtimit për shumë ndërtues dhe dhënia e tyre vetëm për një pjesë të vogël. Sipas tyre bankat duhet të ulin kreditë dhe të ndihmojnë biznesin e ndërtimit, pasi ai është në krizë të thellë. Ata kanë kërkuar shpeshherë edhe nga ana e qeverisë që të ndërhyjë dhe të ndihmojë këtë biznes, pasi sipas tyre shumë prej shoqërive të ndërtimit rrezikojnë të falimentojnë. Por agjencitë imobiliare thonë se kjo është e vërtete vetëm pjesërisht. Sipas tyre, ndërtuesit po përpiqen të mos i ulin çmimet, por ata që duan të shesin po detyrohen të pranojnë çmime më të ulëta. Për herë të parë vitin e kaluar çmimet e apartamenteve jo vetëm që nuk u rritën, por sipas agjencive kanë rënë. Por nga ana e tyre qytetarët shqiptarë shprehen se çmimet e larta të apartamenteve i mbajnë ata larg. Sipas vetë ndërtuesve një faktor është kriza ekonomike, ndërsa faktori tjetër është mungesa e një plani rregullues të Tiranës. Sipas tyre miratimi i Planit Rregullues të kryeqytetit sipas përllogaritjeve të ndërtuesve do të sillte efekte mjaft pozitive në ekonomi dhe të ardhurat në buxhetin qendror dhe lokal. Gjatë vitit të shkuar, sektori i ndërtimit ka paguar mbi 30 për qind të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të mbledhur në vend. Po kështu, rreth 30 për qind totalit të Tatimi Fitimit është paguar nga ndërtuesit. Sektori i ndërtimit vijon të mbetet në një situatë të vështirë, ku shitjet kanë rënë në nivelet më të ulëta. Taulant Halili
Last Updated on E Shtune, 23 Janar 2010 22:23