Bashkia e Fierit kërkon 200 milionë lekë hua në banka për plotësuar buxhetin
Bashkia e Fierit ka kërkuar 200 milion lekë hua bankare. Kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj ka deklaruar se kjo kërkesë vjen pasi buxheti i Bashkisë së Fierit për vitin 2010 ka filluar me minus 200 milion lekë në krahasim me atë të një viti më parë. Ne këto para do i marrim pasi buxheti i vitit të kaluar nuk na ka mjaftuar për të përfunduar të gjitha projektet, u shpreh Zeqaj. Sipas kryebashkiakut boshllëku i krijuar nga mosakordimi i fondit të qeverisë në shumën
prej 200 milion lekësh, do të mbushet pikërisht vetëm nëpërmjet borxhit që do të marrë kjo bashki nga Bankat e nivelit të dytë. Kjo bazuar në ligjin përkatës dalë në vitin 2009. Nga ana tjetër kryebashkiaku Zeqaj është shprehur se kalimi i buxhetit në Këshillin bashkiak do të ndjek një rrjedhë normale pavarësisht numrit të kartonëve të mazhorancës së re, PD dhe LSI në këtë këshill bashkiak. Është një buxhet i hapur. Jemi minus 200 milion lekë dhe kjo do të thotë se rrezikoheshin të mos realizoheshin shumë projekte për vitin 2010 të cilat kanë nisur tashmë qysh nga viti i kaluar. Ndaj, ne pamë si të vetmen zgjidhje marrjen e një kredie nga bankat e nivelit të dytë, pasi këto projekte kanë nisur të zbatohen nga muaji mars i vitit 2009 dhe tashmë janë të legjimitimuara, tha Zeqaj. Ndërsa deklaroi se kanë rënë dakord me specialistët, për marrjen e ë tyre parave. Me specialistë të tjerë dhe me komunitetin ne kemi dhënë ok shumë projekteve, të cilat do ti shërbenin komunitetit fierakë. Në këtë kuptim për transparencë unë mendoj se do të ishte e pafalshme që buxheti i Bashkisë të mos jetë i plotë. Në etapat e reja ne nuk mendojmë që të kalojmë më këto momente ngërçi. Së bashku me këshillin e bashkisë do të bëjmë atë që është më mirë për komunitetin ,pasi siç e dinë të gjithë edhe të ardhurat vendore do ët na cungohen ,pasi një pjesë e biznesit nuk do të jetë i detyruar ta derdh taksën tek ne si qeverisje vendore, ka vijuar Zeqaj. Disa nga pikat kryesore me kredinë e re parashikohen ndërtimi i Urës së re në Unazën e qytetit të Fierit, ndërtimin e aksit rrugor me 4 korsi nga hekurudha në QTU drejt jugut të qytetit të Fierit, ndërtimi i Unazës së Fierit, ndërtimin e banesave sociale, plotësimin e projektit të Bankës Botërore për lyerjen dhe sistemimin e trotuareve në Bulevardin kryesor të qytetit të Fierit etj. Gjatë këtij viti ne kemi parashikuar projekte të mëdha për ndërtimin e qytetit, siç është Unaza e Fierit, përfundoi Zeqaj.O. Filka