Banka Qendrore Evropiane kritikon Greqinë
Për arsye të deficitit të madh buxhetor dhe të dhënave të manipuluara mbi borxhet Banka Qendrore Evropiane (ECB) nuk do të pranojë më asnjëherë shifra për buxhetin, që nuk përputhen me faktet, i tha presidenti i ECB-së Jean-Claude Trichet revistës informative Focus. Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi kontrolle më të rrepta. Greqia u trondit para Krishtlindjeve nga një krizë e rëndë financiare dhe nga shqetësimet për qëndrueshmërinë e monedhës
euro është nën vëzhgimin intensiv të Bashkimit Evropian. Sipas Trichet, politikat fiskale të ndjekura nga shteti grek, e kanë sjellë këtë të fundit në një gjendje të tillë. Trichet theksoi se në një kohë kur e gjithë bota, për të dalë nga kriza financiar financoi sektorët më të rëndësishëm të vendit për tu rimëkëmbur, Greqia nuk e bëri diçka të tillë. Ndërsa theksoi se gjatë viteve të ardhshme ECB do të tregohet e kujdesshme në dhënien e kredive për Greqinë.