Skema e re e pensioneve hyn në fuqi, pa u krijuar agjencitë
Ka hyrë në fuqi ligji që lejon aktivitetin privat për mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për efekt të pensionit. Por ende Agjencia Shtetërore e Mbikëqyrjes Financiare nuk ka licencuar kompanitë të cilat mund të ushtrojnë këtë aktivitet. Çdo individ i punësuar apo edhe vete punëdhënësi do të zgjedhin vetë kompaninë private të pensionit dhe do të përcaktojnë vetë masën e kontributit që do të derdhin. Sipas Enkeleda Shehit këto kompani private do të jenë
nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financave duke garantuar për sigurinë e tyre. Ajo theksoi se do të licencohen vetëm ato agjenci të cilat do të plotësojnë kushtet e paravendosura nga Ministria e Financave. Shehi theksoi se të gjitha agjencitë e pensione private duhet të kenë në gjendje një kapital të konsiderueshëm, për tju përgjigjur të gjitha kërkesave të klientëve. Ligji për pensionet private hyri në fuqi në datë 21 janar të këtij viti.