Agjencitë turistike: Të rikthehen vizat në kufi
09/04/2009 Anulimi i këtij regjimi ndikon direkt në uljen e numrit të turistëve nga Evropa Lindore
SHKODER- Agjencitë turistike të Shkodrës kërkojnë anulimin e të gjitha ligjeve dhe vendimeve që janë bërë pengesë për futjen lehtësisht të turistëve të huaj në vendin tonë. Sipas tyre një ligj i 1 dhjetorit 2008 ndalon dhënien e vizave 2-3 ditore për turistët që vijnë në mënyrë të organizuar nga agjencitë turistike. Përjashtim nga ky ligj bëjnë vetëm turistët që vijnë nga shtetet që janë pjesë e Shengen-it. Konkretisht në nenin 17 të ligjit 9959 thuhet se: “Nuk do të jepen viza 72-orëshe në kufi për grupet turistike të organizuar nëpërmjet agjencive turistike”.
Ndikimi në turizëm
Sipas drejtuesve të agjencive turistike në Shkodër, efektet e këtij ligji kanë filluar të ndihen që në ditët e parë të fillimit të guidave reciproke me shtetet e Ballkanit. Si çdo vit, më datë 1prill fillojnë dhe udhëtimet e organizuara turistike të programuara që më parë. Duke qenë se agjencitë turistike të Shkodrës kanë krijuar lidhje me homologët e tyre kryesisht në Kroaci e Mal e të Zi, edhe ato kanë filluar përgatitjet për pritjen e grupeve turistike që vizitojnë zonën e Shkodrës. Pavarësisht përgatitjeve të tyre për organizimin e punës, një pjesë e mirë e turistëve kanë filluar të prishin kontratat e vizitës në vendin tonë, pasi janë nga vendet e Evropës Lindore dhe nuk mund të vijnë pa pasur viza. Si grupet e turistëve, ashtu dhe agjencitë e huaja turistike kroate dhe malazeze nuk pranojnë të humbasin kohë me burokracitë e ambasadave shqiptare për nxjerrjen e vizave. Drejtuesit e agjencive turistike në Shkodër shprehen se këtë vit pritej një fluks në rritje e numrit të turistëve, pasi çdo vit është vënë re një fenomen i tillë. Ndërkohë ata shprehen se gjatë vitit të kaluar kanë hyrë në zonën e Shkodrës rreth 25 mijë turistë të huaj, prej të cilëve 40% kanë qenë nga Rusia dhe Ukraina, ndërsa pjesa tjetër ka qenë nga vendet e tjera të Evropës Lindore, pa përjashtuar dhe turistët që vijnë nga shtetet perëndimore si Anglia, Gjermania, Austria, Suedia, Norvegjia, Belgjika, Italia. Nisur nga këto të dhëna dhe anulimet e ditëve të fundit agjencitë turistike të Shkodrës kërkojnë anulimin e ligjit 9959 dhe të lejojnë dhënien e vizave në grupe për 72 orë, duke marrë dhe shembullin e Kroacisë që nga prej vitesh i ka hapur rrugë lehtësimit të futjes së turistëve në vendin e tyre, pasi shihet si një prej mundësive më të mira për rritjen e ekonomike të vendit.
Turistët përtojnë...
Pavarësisht përgatitjeve të tyre për organizimin e punës, një pjesë e mirë e turistëve kanë filluar të prishin kontratat e vizitës në vendin tonë, pasi janë nga vendet e Evropës Lindore dhe nuk mund të vijnë pa pasur viza. Si grupet e turistëve, ashtu dhe agjencitë e huaja turistike kroate dhe malazeze nuk pranojnë të humbasin kohë me burokracitë e ambasadave shqiptare për nxjerrjen e vizave. Drejtuesit e agjencive turistike në Shkodër shprehen se këtë vit pritej një fluks në rritje të turistëve, pasi çdo vit është vënë re një fenomen i tillë. Ndërkohë ata shprehen se gjatë vitit të kaluar kanë hyrë në zonën e Shkodrës rreth 25 mijë turistë të huaj, prej të cilëve 40% kanë qenë nga Rusia dhe Ukraina, ndërsa pjesa tjetër ka qenë nga vendet e tjera të Evropës Lindore, pa përjashtuar dhe turistët që vijnë nga shtetet perëndimore si Anglia, Gjermania, Austria, Suedia, Norvegjia, Belgjika dhe Italia.