E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet pylli, banorët akuzohen për pakujdesi

09/04/2009  Shkrumbohen 2 ha

LIBRAZHD- Merr flakë pylli banorët akuzohen për zjarrvënie nga pakujdesia. Dy hektarë pyje janë përfshirë nga flakët në fshatin Funars të komunës Orenjë në rrethin e Librazhdit. Dje pasdite banorët e zonës kanë konstatuar flakët dhe kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit. Zona e thellë dhe largësia kanë bërë që flakët të avancojnë me shpejtësi. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Shtëpitë e Sheres” dhe për një kohë të shkurtër janë shkatërruar dy hektarë më pyll Dushku dhe shkurre. Zjarrfikësit e mbërritur në vatrën e zjarrit kanë mundur të bëjnë lokalizimin duke arritur pas një ore fikjen e tij. Sipas deklarimeve të kryeplakut të fshatit Osman Halili, zjarri ka rënë nga pakujdesia e banorëve. Nga ana e policisë ka nisur hetimi për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr. Ata kanë dashur të ndezin zjarr për të djegur disa mbeturina, ndërsa u kanë dalë flakët jashtë kontrollit duke shkathuar dëm të konsiderueshëm. Gjithsesi zjarrfikësit janë treguar të kujdesshëm për të ndalur flakët, të cilët po përpinin dhe sipërfaqe të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›