E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikata paralajmëron bojkot dhe greva pa afat

09/04/2009  Në testim 6400 punonjës të OSSH-së

Sindikata lëshon alarmin

VLORE- Një testim i kërkuar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Testimi teoriko-profesional, sipas OSSH, ka për qëllim “përmirësimin e perfomancës në punë të punonjësve me qëllim arritjen e objektivave të përcaktuara. Ndërkohë që nga ana e saj, konfederata e ka konsideruar shkelje të ligjeve në fuqi dhe konventave evropiane, urdhrin për kryerjen e këtij testimi dhe një “metodë indirekte për të diskriminuar dhe larguar nga puna pa të drejtë punëtorët”. Brenda muajit prill do të kryhet testimi i përgatitjes profesionale të punonjësve të Drejtorisë së Operatorit të Shpërndarjes së Vlorës. Provim në teori dhe praktikë deri dhe me pyetjet e përgatitura në lidhje me marrëdhëniet e këtyre punonjësve me klientin. Ky mësohet të jetë urdhri i ardhur nga Tirana, i cili ka shkaktuar edhe reagimin e menjëhershëm të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Por ky i fundit sipas sindikalistëve pretendohet të jetë në kundërshtim të plotë me Legjislacionin Shqiptarë të Punës (Kodi i Punës, neni 8, 9, 12 i tij), Kushtetutën e Shqipërisë, neni 18 i saj si dhe Konventën nr. 111 e ILO e ratifikuar nga shteti Shqiptarë, “Për diskriminimin në fushën e punës dhe të profesionit”.

Pritet një bojkot kolektiv i realizimit të këtij urdhri, i cili konsiderohet i jashtëligjshëm, duke paralajmëruar deri edhe ndërprerjen e punës si dhe fillimin e grevave pa afat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›