Vizitë në lagjen e njerëzve që “nuk ekzistojnë”
09/04/2009 Festojnë ditën e tyre ndërkombëtare, ndërkohë që nuk përfitojnë as një shërbim publik
Agronia Ademi: Djali në burg në Greqi, nuk e di sa është dënuar. Nusja e re 14 vjeç me fëmijë
ELBASAN-Romët, një komunitet i vendosur në periferi të qytetit të Elbasanit afër rrjedhës së ujit të përroit që siç thonë ata ka qenë arsyeja pse janë vendosur aty vazhdojnë të vuajnë probleme nga më të ndryshmet si ekonomike ashtu edhe burokraci, të cilat përplasen me mentalitetin dhe zakonet e tyre të trashëguara brez pas brezi.
Histori me... romë
Shembulli i këtyre konflikteve është familja Ademi që jeton në një kasolle buzë përroit. I zoti i shtëpisë është Agronia, e cila ka zëvendësuar të birin e burgosur në Greqi prej 12 vjetësh. Ajo tregon se nuk e di sa është dënuar djali i saj kur është kapur për drogë teksa udhëtonte drejt Greqisë. “Ishte viti ‘97 kur më ka ikur djali bashkë me të tjerët duke lënë këtu tre fëmijë. Ai u qëllua nga ushtarët grekë kur ishte me një shok. Djali tjetër mbeti i vrarë, ndërsa djali i plagosur. Gjyqi ndaj tij mesa dimë ne u bë për vrasjen e shokut. Ngaqë nuk e dimë gjuhën, s’kishim para për përkthyes dhe djalin e dënuan dhe u bënë 12 vjet që është në burg. Ne kërkojmë që ta sjellin në Shqipëri. Kemi avokat, por avokati s’na ka kthyer asnjë përgjigje as sa është dënuar. Kanë ardhur shumë vetë, por djalit tim si kanë thënë gjë për t’u transferuar. Ne s’na përkrahë asnjë njeri. Nuk dimë as të shkruajmë e as të lexojmë. E vetmja gjë që i kërkojmë shtetit është të na e sjellë këtu e të vuajë dënimin në Shqipëri të shohë fëmijët e nipërit”. Agronia bashkë me nusen dhe djemtë e djalit tani 35 vjeç në burg shesin rroba të përdorura. Me tregtinë ushqehen, i dërgojnë para djalit të burgosur. Vështirësitë e kësaj familje janë të mëdha. I fundit që ka ardhur në jetë është fëmija e djalit të Ilir Ademit dhe siç e do tradita atij ia kanë vënë emrin Ilir. Megjithatë, ky emër nuk figuron në asnjë vend për shkak se nusja e re e shtëpisë është martuar në moshën 14-vjeçare dhe tani është 15 vjeç. Ajo nuk ka mundur të bëjë celebrimin për të regjistruar më pas fëmijën. Mosha e mitur nuk e lejon. Mjaft e ndrojtur Brunilda kujdeset për fëmijën dhe lë gjyshen që të flasë. Agronia thotë se kudo që shkojnë do të duhet të nxjerrin lekët pasi fëmija është i paregjistruar. Madje s’mund të marrin as certifikatë dhe s’mund të përfitojnë asnjë shërbim nga bashkia. Ajo ka pyetur kudo po i kanë thënë se fëmija mund të regjistrohet vetëm kur nëna të mbushë moshën madhore. Por histori të ngjashme janë me dhjetëra në këtë lagje. Pak më tej një çifti i ri sapo është martuar. Nusja është 13, ndërsa djali 17 vjeç. Vajza është në muajt e parë të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të bëhet me fëmijë. Asnjë nga të dy të rinjtë ende se ka përgjegjësinë e të qenit prind. Vjehrra e nuses tregon se Kristina merret ende me rroba kukullash dhe nuk di të bëjë asgjë. Asaj do t’i duhet t’i mësojë çdo gjë dhe madje të zgjidhë problemet e familjes së re, e cila jeton bashkë me to. Lutfiu, djali i sapomartuar punon muzikant dhe i bie baterisë. Me këtë zanat fiton ca para dhe thotë se do të bëjë fëmijë sa ta dojë zakoni. Kur e pyet se si do të kujdeset për fëmijët ai thotë se do t’i çojë në spital e kaq. Edhe fëmija i tyre do të ketë fatin të mbetet i paregjistruar.
KËRKESAT
Aishe Ibishi ka 5 fëmijë dhe të pestë i ka të paregjistruar. Ata nuk ekzistojnë dhe në moshën shkollore nuk mund të shkojnë në shkollë. Komuniteti rom është bërë i ndërgjegjshëm se duhen të mirat si uji i pijshëm dhe kanalizimet që deri dje as si mendonin. Madje ata që dikur jetonin në kasolle kërkojnë të kenë shtëpi të mira. Por gjithsesi ata nuk duan të heqin dorë nga zakonet dhe traditat e tyre siç janë martesa e hershme, nusja e virgjër dhe jeta pranë ujit. Tani ata kërkojnë të jenë qytetarë. Një prej prindërve tha se për romët duhet të ketë një ligj që i lejon të regjistrohen nën moshën 18 vjeç, pasi vetëm në atë mënyrë fëmijët që lindin do të jenë me certifikatë. Tani ata kanë dëgjuar edhe për kartat e identitetit, por pak kush prej tyre ka shkuar t’i bëjë. Në këtë lagje jeton një komunitet rom prej 4 deri 5 mijë banorësh, ndërkohë që përroi me mbeturina të kujton Lanën e dikurshme të Tiranës me mbeturinat që plotësojnë panoramën e jetesës buzë qytetit, por shumë larg konceptit të tij.
BERAT
Festohet Dita Ndërkombëtare e Romëve. Fëmijët e integruar të romëve në shkollat publike të këtyre rretheve kanë dhënë koncert. Në shkollën publike “Shyqëri Lakra” vazhdojnë mësimin 50 fëmijë të komunitetit rom. Problemet kyçe që dominojnë në popullin rom janë strehimi dhe papunësia.
FIER
Dhjetëra banorë romë janë mbledhur në sallën e pallatit të kulturë në Fier për të përkujtuar këtë festë. U theksuan ndër të tjera arritjet në fushën e arsimimit të romëve, bashkëpunimi me pushtetin lokal për integrimin e tyre. Në rrethin Fier numërohen rreth 7800 romë.