Tokat në përdorim në dorë të Kuvendit
09/04/2009 Brenda një muaji duhet të votohet ndryshimi për hipotekimin e sipërfaqes së marrë me 7501
Vendimi i qeverisë që u jep të drejtën komisioneve të posaçme që të procedojnë me kalimin e tokave nga përdorimi në pronësi, tashmë ka hyrë në procedurën parlamentare. Burimet kanë bërë të ditur se vetë komisionet e kanë hapësirën që të vijojnë këtë procedurë, pasi në ligjin fillestar është e parashikuar se tokat në përdorim nisin kalimin në pronësi gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e tij. Por kjo nuk u arrit të realizohej, për shkak se, pavarësisht ligjit, qeveria nuk miratoi procedurat që do të ndiqeshin nga ana e komisioneve vendore të verifikimit të titujve të pronësisë.
Vendimi
Duke parë se kishte një vakum ligjor me kalimin e periudhës gjashtëmujore nga miratimi i ligjit të parë, qeveria ka vendosur ndryshimin e nenit përkatës, duke i shtuar dhe 6 muaj të tjerë. Ndërkohë do të duhet që drafti të miratohet në Kuvend brenda datës 10 maj, periudhë kur Parlamenti ndërpret punimet për shkak të nisjes së fushatës zgjedhore. Ekspertët kanë bërë të ditur se në rast mosmiratimi në këtë afat, procedura rrezikohet të ndërpritet. Kjo edhe pse në vendimin për procedurat e funksionimit të komisioneve të drejtuara prej prefektëve jepet e drejta e shqyrtimit të çështjeve kur toka e ndarë me ligjin 7501 nuk ka kaluar ende në pronësi.
Aplikimi
Në ligjin për verifikimin e titujve të pronësisë është parashikuar që kryetarët e komisioneve të verifikimit të titujve të pronësisë u kërkojnë kryetarëve të komunave apo bashkive që të realizojnë kalimin e tokave bujqësore nga përdorim në pronësi. Ndërsa në vendimin e posaçëm për procedurat e punës së komisioneve theksohet se vetë subjektet e interesuara mund të paraqiten në komisionin e qarkut përkatës për të kërkuar kalimin në pronësi të tokës. Gjithsesi, vendimi i qeverisë për ndryshime në nenin 8 të ligjit për verifikimin e titujve të pronësisë do të miratohet më parë në Kuvend e më pas aplikimi i tij në praktikë. Ndërkohë detyra më e rëndësishme e komisioneve të posaçme mbetet verifikimi i titujve të tokave të ndara nga komisionet e ngritura në vitin 1992. Një tjetër detyrë e rëndësishme mbetet gjithashtu zgjidhja e konflikteve mes subjekteve që kanë përfituar tokë apo dhe përplasjes së komunave apo bashkive për sipërfaqe që e pretendojnë të dyja palët.
Vendimi i posaçëm
Vetëm një muaj më parë qeveria miratoi vendimin që u hapte rrugën komisioneve të verifikimit të titujve të pronësisë të shqyrtonin dosjet e para. Menjëherë pas kësaj nga komisioni i Korçës u bë e ditur marrja e 220 vendimeve të para. Ndërsa në Tiranë nisi procedura e vendimeve për mbi 2 mijë dosje të ankimuara apo të para me problem prej ekspertëve. Sipas këtij vendimi, komisionet e posaçme do t’i paraqesin argumentet e tyre në formularë të posaçëm dhe më pas kalohet në regjistrimin e vendimit në hipotekë. Burimet kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të zhbllokohet dhe situata e shitblerjes së trojeve në zonat turistike, të cilat për shkak të hetimeve janë bllokuar në hipoteka. Por jashtë vëmendjes nuk do të mbesin as dosjet për përfitime toke bujqësore në mënyrë të padrejtë apo mbivendosjet e zbuluara prej hipotekave apo të denoncuara nga palët e interesuara.
Pezull tokat truall në përdorim
Një tjetër debat i nisur mbi tokat në përdorim është dhe çështja e sipërfaqeve truall, por që janë ndarë si tokë bujqësore pak para se të kalonin brenda vijave të verdha të komunave apo bashkive. Edhe pse për këtë çështje është propozuar një projektligj i posaçëm, Kuvendi nuk ka arritur ta votojë atë. Ndërkohë as komisionet e posaçme nuk do të mund t’i japin një zgjidhje, pasi në ligjet për ndarjen e tokave trojet nuk ishin objekt i trajtimit. Por këto sipërfaqe kalonin menjëherë tek ish-pronarët. Kjo ka sjellë pezullimin e veprimit mbi to, duke i lënë ende në përdorim.