Agjentët: Stabilizohet kursi valutor
Stabilizohet kursi i këmbimit valutor në tregun e brendshëm. Agjentët valutorë shpjegojnë se kriza greke i ka dhënë efektet për zhvlerësimin e monedhës së përbashkët europiane në tregun ndërkombëtar. Sipas tyre, kjo gjendje ka reflektuar menjëherë në tregun vendas. Prej disa ditësh, euro në tregun e brendshëm nuk i ka kaluar 141,45 lekë, ndërsa dollari amerikan është tregtuar me 97,44 lekë. Ndërsa, përsa i përket kursit të euros me lekun, agjentët valutorë në kryeqytet nuk parashikojnë ndryshime të mëdha, pavarësisht sezonin të verës. Pikërisht për të njëjtën arsye. Sipas tyre, ka vite që emigrantët nuk investojnë më në pasuri të paluajtshme dhe nuk sjellin më të kursyera për familjarët. Agjentët mendojnë se euro nuk do të këmbehet me më pak se 138 lekë gjatë sezonit veror, i cili sapo ka filluar. Një euro tregtohej dje në agjencitë e këmbimit valutor në kryeqytet me 141, 5 lekë dhe dollari amerikan tregtohej dje me 97,4.