E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjentët e Guantanamos kanë torturuar njerëz

Agjentët amerikanë në
Guantanamo kanë
torturuar një saudit që dyshohej
për përfshirje në
sulmet e 11 shtatorit. Kjo
është bërë e ditur nga zyrtarët
që po merren me
gjyqet e zhvilluara në kampin
famëkeq. Njëra prej
tyre i ka bërë të ditur një
të përditshmeje amerikane
se Mohamed al-
Qahtari është lënë në
"kushte kërcënuese për
jetën", pasi është marrë
në pyetje. Pentagoni bën
të ditur se metodat e tyre
ishin ligjore në vitin 2002,
kur u zhvillua hetimi, edhe
pse disa prej tyre janë aktualisht
të ndaluara. Personi
i mësipërm doli në
gjyq për shumë akuza terrorizmi.
Ajo çka bie në sy
janë metodat e përdorura
nga agjentët amerikanë
në gjithë procesin e marrjes
në pyetje. I pandehuri
u ishte nënshtruar periudhave
të gjata të ekspozimit
në të ftohtë, në
izolim dhe mungesë
gjumi. "Trajtimi që i është
bërë mund të konsiderohet
fare mirë si torturë", ka
bërë të ditur një zyrtare që
po merret me çështjen.
Ajo ka shtuar se ndërsa
përballej me shumë dosje
të të dënuarve, ka mbetur
e tronditur nga mënyra
e trajtimit të tyre. "Nëse ne
do të toleronim dhe do të
lejonim të ndodhnin gjëra
të tilla në shtëpinë tonë,
atëherë me ç‘të drejtë do
të pretendojmë që edhe
robërit tanë në vende të
ndryshme të trajtohen me
dinjitetin e merituar?", ka
pyetur ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›