E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, luftimet vazhdojnë, mbi 1000 viktima

Numri i palestinezëve
civilë, viktima të sulmit
hebre, i ka kaluar të
1000 personat dhe ndërkohë
thuhet se përpjekjet diplomatike
për arritjen e pushimzjarrit
janë shtuar. Thuajse një e treta e
të vrarëve janë fëmijë dhe 5000
vetë të tjerë janë plagosur. Sekretari
i Përgjithshëm i OKB-së,
Ban Ki Mun, bëri të ditur dje se
synimi i tij ishte arritja e një
pushimzjarri të gjatë dhe të
menjëhershëm mes Izraelit dhe
luftëtarëve palestinezë. Megjithatë,
raportimet nga terreni flasin
për një ashpërsim të luftimeve.
Sipas Ministrisë së
Shëndetësisë së Gazës,
numri i të vrarëve deri
paraditen e djeshme ishte
1010 vetë në një konflikt
që po zgjat prej 19
ditësh. Shifrat zyrtare të të
vrarëve është e pamundur
që të dihen saktësisht, sepse
hebrenjtë kanë ndaluar hyrjen
e gazetarëve të huaj në zonat
e luftimeve. Ban Ki Mun, pas
takimit që pati në Kajro me Presidentin
e vendit, Mubarak, deklaroi
se shpresonte në realizimin
e iniciativës egjiptiane. Ai ndërmori
dje një tur takimesh me
liderët e rajonit, mes të cilëve
atyre të Izraelit, Jordanisë,
Bregut Perëndimor dhe Sirisë.
Egjipti po drejton një iniciativë
diplomatike për arritjen e pushimzjarrit
që mund të përfshijë
futjen e një force të re paqeruajtëse
në kufirin e Egjiptit me
Gazën, për të ndaluar furnizimin
me armë të Hamas-it. Deri
tani thuhet se në negociata po
ushtrohet presion ndaj liderit të
Hamas-it për të pranuar kushtet
e propozimit. Një zëdhënës i
partisë bëri të ditur se çdo marrëveshje
pushimzjarri duhet të
përfshinte ndaljen e sulmeve
nga ana e Izraelit dhe hapjen e
kufirit me Gazën. Fushata
kundër Hamas-it ka nisur më 27
dhjetor me sebepin e ndalimit të
hedhjes së raketave nga ana e tij.
Ofensiva ka provokuar një
kundërshti të përbotshme, sidomos
kur bëhet fjalë për rritjen e
vazhdueshëm të numrit të viktimave.
Presidenti i Bolivisë, Evo
Morales, bëri të ditur se vendi i
tij do të ndërpriste marrëdhëniet
diplomatike me Izraelin, pasi
ky shtet po kryente gjenocid në
Gaza. Presidenti i Sirisë, al-Asad,
paralajmëroi se fushata e Izraelit
do të nxiste për veprim ekstremistët
dhe terrorizmin në
botën arabe. Edhe dita e djeshme
është karakterizuar nga një
breshëri bombardimesh dhe shkëmbime
të ashpra zjarri mes
izraelitëve dhe palestinezëve. Sipas
Izraelit, ai ka lëshuar 60
goditje ajrore gjatë natës mbi objektivat
strategjikë të Hamas-it.
Po dje, nga Libani është qëlluar
dy herë me raketa në drejtim të
Izraelit. Media vendase ka raportuar
një ndarje në qeverinë e
Olmert-it. Nga njëra anë është
ministri i Mbrojtjes, Barak, që
është në favor të një jave pushimzjarri
në Gaza, për të lejuar
furnizimin me ushqime e ilaçe
dhe nga ana tjetër është vetë
Olmerti, i cili është pro një sulmi
të vazhdueshëm e të pandërprerë
deri në arritje të objektivit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›