Zamir Shtylla, hetuesi i Gërdecit paraqet dorëheqjen
Drejtuesi i hetimeve
për tragjedinë e Gërdecit,
Zamir Shtylla,
ka dhënë dorëheqjen
nga posti i drejtorit të hetimit
dhe ndjekjes penale në Prokurorinë
e Përgjithshme, pas hyrjes
në fuqi të ligjit të pastërtisë së
figurës. Shtylla kërkon të largohet
edhe nga grupi i prokurorëve
të ngjarjes së Gërdecit.
Dje, rreth orës 16:10, vetëm 10
minuta pasi kishte mbaruar
afati zyrtar i punës, numri dy i
akuzës qendrore, me një letër
në dorë është drejtuar në zyrën
e Prokurores së Përgjithshme,
Ina Rama, ku i parashtronte se
kërkonte të largohej nga posti,
për shkak të presioneve politike
dhe mediatike mbi personin
e tij. Në letër pretendon se jep
dorëheqjen pasi nuk preferon
që vendimet për tragjedinë e
Gërdecit të politizohen. I ka
dorëzuar letrën Kryeprokurores
dhe është larguar, duke mbaruar
një ditë të lodhshme pune, me
mendjen nga Presidenti, i cili ka
preferuar dje që të mos dekretojë
ligjin e pastërtisë së figurës, që ka
hyrë kështu menjëherë në fuqi
pas mbarimit të afateve. Duket
se ai ka preferuar që mos t‘u
japë "kënaqësinë" zyrtarëve të
qeverisë të verifikojnë figurën e
tij dhe preferoi dorëheqjen.
Motivacioni
Sulmet e paprecedenta politike
mbi figurën e kryehetuesit
të tragjedisë së Gërdecit kanë
qenë motivet e largimit të Shtyllës
nga posti i drejtorit të
hetimit dhe ndjekjes penale në
Prokurorinë e Përgjithshme. "Jap
dorëheqjen dhe kërkoj që kjo
dorëheqje të kihet parasysh nga
ana juaj, si drejtor i Drejtorisë
së Hetimeve në Prokurorinë e
Përgjithshme. Gjithashtu, kërkoj
të pranoni largimin tim nga
grupi i prokurorëve të ngjarjes së
Gërdecit, e ndodhur më 15 mars
2008. Arsyeja e largimit tim nga
drejtimi i procedimit penal është
politizimi i çështjes", mësohet se
shkruhet në letrën e Shtyllës për
Prokuroren e Përgjithshme Ina
Rama. Megjithëse motivi "zyrtar"
nuk detajohet në letrën për
Kryeprokuroren, sipas burimeve
nga akuza qendrore, arsyeja e
një akti të tillë të Shtyllës është
sulmi i Kryeministrit Sali Berisha
ndaj personit të tij. Numri një i
qeverisë shqiptare e ka quajtur
"Xhelat i zi" në një dalje publike,
duke e akuzuar se ka hetuar në
kohën e diktaturës. Emri i Zamir
Shtyllës është përmendur
shpesh nga politika dhe media
si një nga hetuesit që ka marrë
vendime politike para viteve ‘90,
ndaj "rebelëve" të regjimit.
Gërdeci
Kur pritej që në javët në
vazhdim të merrej një vendim
përfundimtar për hetimin e
Gërdecit, "gjëma" ka ndodhur
në radhët e personave që po
hetojnë tragjedinë. Kryehetuesi
është larguar dhe tashmë duhet
vënë në pikëpyetje marrja e një
vendimi përfundimtar brenda
afateve kohore. Disa javë më
parë grupi hetimor i dosjes
"Gërdeci" u mblodh urgjentisht
për të diskutuar statusin e ishministrit
të Mbrojtjes, Fatmir
Mediu. Në analizën kolegjiale,
krahas prokurorëve dhe hetuesve
të çështjes, mori pjesë edhe
Kryeprokurorja Ina Rama, e cila
kërkoi që brenda afateve ligjore
të intensifikohet puna drejt
marrjes së një vendimi për Mediun
dhe të procedohet shpejt
për të gjithë hetimin në tërësi.
Në analizë foli edhe prokurori
Zamir Shtylla, i cili kërkoi angazhim
maksimal për t‘i dhënë
zgjidhje tragjedisë së 15 marsit
të vitit të kaluar, ku humbën
jetën 26 persona dhe 300 të tjerë
u plagosën. Për këtë ngjarje janë
arrestuar Mihal Delijorgji, Ylli Pinari
dhe Dritan Minxolli. Ndërsa
prokuroria i kërkoi disa muaj
më parë Parlamentit heqjen e
imunitetit të Fatmir Mediut, pasi
kishte dyshime se edhe ai ishte
përgjegjës. Megjithëse ka kaluar
kohë nga heqja e imunitetit, Mediu
vazhdon të ketë mbi shpatulla
statusin e personit nën hetim
për tragjedinë e Gërdecit. Duket
se vendimi për marrjen ose jo
të pandehur të ish-ministrit
të Mbrojtjes do t‘i takojë ekskluzivisht
Kryeprokurores Ina
Rama, pas dorëheqjes së Zamir
Shtyllës. Por një "skenar" tjetër
luhet në prokurori. Nëse Kryeprokurorja
Ina Rama nuk pranon
dorëheqjen e tij, atëherë Zamir
Shtylla mund të ketë të gjithë
mbështetjen e Kryeprokurores
në vendimmarrjet që kryen.
Akuzat politike dhe kundërpërgjigjet
Kryeministri: "Shtylla, një xhelat i zi". Prokurori: Po më bëjnë presion për shkak të detyrës
Shënjestra e mazhorancës
qeverisëse për miratimin e
ligjit për pastërtinë e figurës
ka qenë prokurori Zamir Shtylla,
që drejton hetimet për tragjedinë
e Gërdecit. Në një dalje publike,
vetë Kryeministri Sali Berisha ka
deklaruar se prokurori Shtylla ka
dhënë vendime politike. Madje e
ka quajtur xhelat. Por, nëpërmjet
një njoftimi zyrtar të Prokurorisë
së Përgjithshme, Zamir Shtylla,
drejtues i hetimeve për Gërdecin,
i konsideron sulmet ndaj tij
si presion për shkak të detyrës
zyrtare në punën e tij si prokuror.
Por, duke marrë shkas nga akuzat
në media të shtetasit Gëzim Peshkopia,
prokurori Zamir Shtylla
foli edhe për sulmet më të fundit,
mes të cilave edhe akuzat e Kryeministrit
Berisha. "Përpjekjet
e bëra së fundmi, duke më atribuuar
veprime që nuk janë kryer
prej meje, i konsideroj abuzive,
për të denigruar figurën time dhe
presion për shkak të detyrës zyr-
tare që aktualisht kryej", thuhet
në letrën e Shtyllës. Duke iu
përgjigjur edhe pretendimeve të
shtetasit Gëzim Peshkopia, i cili
deklaroi se është torturuar nga
Shtylla në vitin 1975, drejtuesi i
dosjes së "Gërdecit", e po ashtu
drejtor i Kontrollit dhe Ndjekjes
Penale, i hedh poshtë këto akuza.
"Gjatë gjithë karrierës sime
si prokuror dhe hetues nuk kam
pasur proces hetimor me zotin
Gëzim Peshkopia, apo pjesëtarë
të familjes së tij. Deklarimi publik
në media se z. Gëzim Peshkopia
është hetuar prej meje në vitin
1975, është i pavërtetë dhe ritheksoj
edhe një herë se me këtë
person nuk kam pasur asnjë
raport të lidhur me punën time.
Unë kam filluar punë në gusht të
vitit 1976, një vit më vonë nga sa
z. Peshkopia pretendon se është
hetuar", sqaroi ai më tej. Prokurori
Zamir Shtylla ka mbrojtur veten
pas sulmeve të Kryeministrit, se
ai ishte një xhelat që kishte lidhur
me tela me gjemba të akuzuarit
politikë në kohën e komunizmit.
Sipas tij, deklarata të tilla janë
vetëm emocionale. Në një prononcim
për gazetën, kryehetuesi
i dosjes "Gërdeci" deklaroi se
asnjë për qind e deklaratave të
Kryeministrit nuk është e vërtetë.
Prokurori tha se ka zbatuar ligjin
dhe vetëm ligjin, si para viteve
‘90 dhe pas viteve ‘90. Drejtori i
Kontrollit dhe Ndjekjes Penale
në Prokurorinë e Përgjithshme
pohoi se deklaratat e Berishës
janë të pavërteta, pasi Shtylla
është personi që ka urdhëruar
arrestimin e ish-byroistëve pas
viteve ‘90, ku President i asaj kohe
ishte Sali Berisha, Kryeministri
aktual i vendit.
Prokuroria e Përgjithshme do të vendosë për Shtyllën
Në bazë të ligjit për prokurorinë,
Prokurorja e Përgjithshme
ka të drejtën ekskluzive
për të pranuar ose jo dorëheqjen
e prokurorit Zamir Shtylla.
Gjithashtu, Kryeprokurorja
mund të vendosë për shkarkimin
ose jo nga posti i drejtorit
të hetimit dhe ndjekjes penale
në Prokurorinë e Përgjithshme.
Duke iu referuar ligjit, është
numri një i akuzës personi që
vendos nëse mund të heqë
një drejtues hetimesh nga një
procedim penal, ose jo.
Prokurorët: Do të reagojmë për ligjin e "Dosjeve"
Shoqata Kombëtare e Prokurorëve
reagoi dje për hyrjen
në fuqi të ligjit për pastërtinë
e fi gurës. Sipas saj, kryesia e
shoqatës do të mblidhet në
datën 20 janar dhe do të "kritikojë"
punën e mazhorancës,
ndoshta edhe të Presidentit për
ligjin e pastërtisë së dosjeve.
Gjithsesi, krerët e shoqatës
deklaruan dje pasdite se do
të presin orën 24:00 të së
mërkurës, me shpresën se
Presidenti do ta rikthejë ligjin
e shumëpërfolur. Megjithatë,
krerët e shoqatës deklarojnë se
do të mbrojnë vetëm interesat
e prokurorëve.
Prokurori u sulmua edhe për Damir Fazliç
Prokurori që kryeson hetimet
për tragjedinë e Gërdecit
është vënë në shënjestër të qeverisë.
Ministria e Brendshme
kërkoi disa muaj më parë që
të fi llojë procedimi penal për
Zamir Shtyllën, pasi ky i fundit,
sipas ministrit, ka tentuar
të marrë në pyetje shtetasin
serbo-boshnjak, Damir Fazliç,
në mënyrë antiligjore. Bashkë
me Zamir Shtyllën u kërkua
edhe penalizmi i Elio Mazrekut,
zv/prokuror në Prokurorinë e
Rrethit Tiranë. Arsyeja e vetme,
sipas ministrit, që duhet të penalizohen
prokurorët, është se
këta të fundit kanë telefonuar
shefi n e policisë kufi tare dhe
i kanë kërkuar informacione
për Damir Fazliç, dhe për ta
informuar këtë të fundit se prokuroria
kërkon ta pyesë.
Dorëhiqet edhe ish-kryeprokurori i Tiranës, Vexhi Muçmata
Një tjetër dorëheqje ka
ndodhur në organin e
prokurorisë. Ish-drejtuesi
i Prokurorisë së Tiranës në vitet
2003-2008, Vexhi Muçmata, i ka
kërkuar Prokurores së Përgjithshme,
Ina Rama, që të largohet
përfundimisht nga sistemi i prokurorisë.
Kërkesa ka mbërritur
disa ditë më parë në tryezën e
Kryeprokurores, e cila ende nuk
ka marrë një vendim. Aktualisht
Muçmata është prokuror në Prokurorinë
e Tiranës, ku disa muaj
më parë ka qenë titullar. Ai ka
hetuar disa ngjarje të fundit, por
nuk u ambientua me punën e re.
Duket se përballja e përditshme
me ish-vartësit që tashmë i kishte
kolegë ose me vartësit që ka
epror, i kanë mbushur mendjen
Muçmatës që të largohet përfundimisht
nga puna në organin
e akuzës. Ndërkohë, burime nga
Prokuroria e Përgjithshme thanë
se kërkesa e Muçmatës do të
shqyrtohet në këshillin e prokurorisë
që do të mblidhet disa ditë
më pas. Nëse pranohen arsyet e
dorëheqjes, atëherë këshilli do të
"vulosë" largimin përfundimtar
të ish-kryehetuesit të Tiranës.
Por dorëheqja e Muçmatës nuk
është e vetmja në Prokurorinë e
Tiranës. Disa muaj më parë, të
njëjtën gjë ka bërë edhe ish-zv/
prokurori i Tiranës, Enver Lame.
Ndërsa një tjetër ish-titullar në
këtë organ akuze është emëruar
drejtues i ILDKP-së.
për tragjedinë e Gërdecit,
Zamir Shtylla,
ka dhënë dorëheqjen
nga posti i drejtorit të hetimit
dhe ndjekjes penale në Prokurorinë
e Përgjithshme, pas hyrjes
në fuqi të ligjit të pastërtisë së
figurës. Shtylla kërkon të largohet
edhe nga grupi i prokurorëve
të ngjarjes së Gërdecit.
Dje, rreth orës 16:10, vetëm 10
minuta pasi kishte mbaruar
afati zyrtar i punës, numri dy i
akuzës qendrore, me një letër
në dorë është drejtuar në zyrën
e Prokurores së Përgjithshme,
Ina Rama, ku i parashtronte se
kërkonte të largohej nga posti,
për shkak të presioneve politike
dhe mediatike mbi personin
e tij. Në letër pretendon se jep
dorëheqjen pasi nuk preferon
që vendimet për tragjedinë e
Gërdecit të politizohen. I ka
dorëzuar letrën Kryeprokurores
dhe është larguar, duke mbaruar
një ditë të lodhshme pune, me
mendjen nga Presidenti, i cili ka
preferuar dje që të mos dekretojë
ligjin e pastërtisë së figurës, që ka
hyrë kështu menjëherë në fuqi
pas mbarimit të afateve. Duket
se ai ka preferuar që mos t‘u
japë "kënaqësinë" zyrtarëve të
qeverisë të verifikojnë figurën e
tij dhe preferoi dorëheqjen.
Motivacioni
Sulmet e paprecedenta politike
mbi figurën e kryehetuesit
të tragjedisë së Gërdecit kanë
qenë motivet e largimit të Shtyllës
nga posti i drejtorit të
hetimit dhe ndjekjes penale në
Prokurorinë e Përgjithshme. "Jap
dorëheqjen dhe kërkoj që kjo
dorëheqje të kihet parasysh nga
ana juaj, si drejtor i Drejtorisë
së Hetimeve në Prokurorinë e
Përgjithshme. Gjithashtu, kërkoj
të pranoni largimin tim nga
grupi i prokurorëve të ngjarjes së
Gërdecit, e ndodhur më 15 mars
2008. Arsyeja e largimit tim nga
drejtimi i procedimit penal është
politizimi i çështjes", mësohet se
shkruhet në letrën e Shtyllës për
Prokuroren e Përgjithshme Ina
Rama. Megjithëse motivi "zyrtar"
nuk detajohet në letrën për
Kryeprokuroren, sipas burimeve
nga akuza qendrore, arsyeja e
një akti të tillë të Shtyllës është
sulmi i Kryeministrit Sali Berisha
ndaj personit të tij. Numri një i
qeverisë shqiptare e ka quajtur
"Xhelat i zi" në një dalje publike,
duke e akuzuar se ka hetuar në
kohën e diktaturës. Emri i Zamir
Shtyllës është përmendur
shpesh nga politika dhe media
si një nga hetuesit që ka marrë
vendime politike para viteve ‘90,
ndaj "rebelëve" të regjimit.
Gërdeci
Kur pritej që në javët në
vazhdim të merrej një vendim
përfundimtar për hetimin e
Gërdecit, "gjëma" ka ndodhur
në radhët e personave që po
hetojnë tragjedinë. Kryehetuesi
është larguar dhe tashmë duhet
vënë në pikëpyetje marrja e një
vendimi përfundimtar brenda
afateve kohore. Disa javë më
parë grupi hetimor i dosjes
"Gërdeci" u mblodh urgjentisht
për të diskutuar statusin e ishministrit
të Mbrojtjes, Fatmir
Mediu. Në analizën kolegjiale,
krahas prokurorëve dhe hetuesve
të çështjes, mori pjesë edhe
Kryeprokurorja Ina Rama, e cila
kërkoi që brenda afateve ligjore
të intensifikohet puna drejt
marrjes së një vendimi për Mediun
dhe të procedohet shpejt
për të gjithë hetimin në tërësi.
Në analizë foli edhe prokurori
Zamir Shtylla, i cili kërkoi angazhim
maksimal për t‘i dhënë
zgjidhje tragjedisë së 15 marsit
të vitit të kaluar, ku humbën
jetën 26 persona dhe 300 të tjerë
u plagosën. Për këtë ngjarje janë
arrestuar Mihal Delijorgji, Ylli Pinari
dhe Dritan Minxolli. Ndërsa
prokuroria i kërkoi disa muaj
më parë Parlamentit heqjen e
imunitetit të Fatmir Mediut, pasi
kishte dyshime se edhe ai ishte
përgjegjës. Megjithëse ka kaluar
kohë nga heqja e imunitetit, Mediu
vazhdon të ketë mbi shpatulla
statusin e personit nën hetim
për tragjedinë e Gërdecit. Duket
se vendimi për marrjen ose jo
të pandehur të ish-ministrit
të Mbrojtjes do t‘i takojë ekskluzivisht
Kryeprokurores Ina
Rama, pas dorëheqjes së Zamir
Shtyllës. Por një "skenar" tjetër
luhet në prokurori. Nëse Kryeprokurorja
Ina Rama nuk pranon
dorëheqjen e tij, atëherë Zamir
Shtylla mund të ketë të gjithë
mbështetjen e Kryeprokurores
në vendimmarrjet që kryen.
Akuzat politike dhe kundërpërgjigjet
Kryeministri: "Shtylla, një xhelat i zi". Prokurori: Po më bëjnë presion për shkak të detyrës
Shënjestra e mazhorancës
qeverisëse për miratimin e
ligjit për pastërtinë e figurës
ka qenë prokurori Zamir Shtylla,
që drejton hetimet për tragjedinë
e Gërdecit. Në një dalje publike,
vetë Kryeministri Sali Berisha ka
deklaruar se prokurori Shtylla ka
dhënë vendime politike. Madje e
ka quajtur xhelat. Por, nëpërmjet
një njoftimi zyrtar të Prokurorisë
së Përgjithshme, Zamir Shtylla,
drejtues i hetimeve për Gërdecin,
i konsideron sulmet ndaj tij
si presion për shkak të detyrës
zyrtare në punën e tij si prokuror.
Por, duke marrë shkas nga akuzat
në media të shtetasit Gëzim Peshkopia,
prokurori Zamir Shtylla
foli edhe për sulmet më të fundit,
mes të cilave edhe akuzat e Kryeministrit
Berisha. "Përpjekjet
e bëra së fundmi, duke më atribuuar
veprime që nuk janë kryer
prej meje, i konsideroj abuzive,
për të denigruar figurën time dhe
presion për shkak të detyrës zyr-
tare që aktualisht kryej", thuhet
në letrën e Shtyllës. Duke iu
përgjigjur edhe pretendimeve të
shtetasit Gëzim Peshkopia, i cili
deklaroi se është torturuar nga
Shtylla në vitin 1975, drejtuesi i
dosjes së "Gërdecit", e po ashtu
drejtor i Kontrollit dhe Ndjekjes
Penale, i hedh poshtë këto akuza.
"Gjatë gjithë karrierës sime
si prokuror dhe hetues nuk kam
pasur proces hetimor me zotin
Gëzim Peshkopia, apo pjesëtarë
të familjes së tij. Deklarimi publik
në media se z. Gëzim Peshkopia
është hetuar prej meje në vitin
1975, është i pavërtetë dhe ritheksoj
edhe një herë se me këtë
person nuk kam pasur asnjë
raport të lidhur me punën time.
Unë kam filluar punë në gusht të
vitit 1976, një vit më vonë nga sa
z. Peshkopia pretendon se është
hetuar", sqaroi ai më tej. Prokurori
Zamir Shtylla ka mbrojtur veten
pas sulmeve të Kryeministrit, se
ai ishte një xhelat që kishte lidhur
me tela me gjemba të akuzuarit
politikë në kohën e komunizmit.
Sipas tij, deklarata të tilla janë
vetëm emocionale. Në një prononcim
për gazetën, kryehetuesi
i dosjes "Gërdeci" deklaroi se
asnjë për qind e deklaratave të
Kryeministrit nuk është e vërtetë.
Prokurori tha se ka zbatuar ligjin
dhe vetëm ligjin, si para viteve
‘90 dhe pas viteve ‘90. Drejtori i
Kontrollit dhe Ndjekjes Penale
në Prokurorinë e Përgjithshme
pohoi se deklaratat e Berishës
janë të pavërteta, pasi Shtylla
është personi që ka urdhëruar
arrestimin e ish-byroistëve pas
viteve ‘90, ku President i asaj kohe
ishte Sali Berisha, Kryeministri
aktual i vendit.
Prokuroria e Përgjithshme do të vendosë për Shtyllën
Në bazë të ligjit për prokurorinë,
Prokurorja e Përgjithshme
ka të drejtën ekskluzive
për të pranuar ose jo dorëheqjen
e prokurorit Zamir Shtylla.
Gjithashtu, Kryeprokurorja
mund të vendosë për shkarkimin
ose jo nga posti i drejtorit
të hetimit dhe ndjekjes penale
në Prokurorinë e Përgjithshme.
Duke iu referuar ligjit, është
numri një i akuzës personi që
vendos nëse mund të heqë
një drejtues hetimesh nga një
procedim penal, ose jo.
Prokurorët: Do të reagojmë për ligjin e "Dosjeve"
Shoqata Kombëtare e Prokurorëve
reagoi dje për hyrjen
në fuqi të ligjit për pastërtinë
e fi gurës. Sipas saj, kryesia e
shoqatës do të mblidhet në
datën 20 janar dhe do të "kritikojë"
punën e mazhorancës,
ndoshta edhe të Presidentit për
ligjin e pastërtisë së dosjeve.
Gjithsesi, krerët e shoqatës
deklaruan dje pasdite se do
të presin orën 24:00 të së
mërkurës, me shpresën se
Presidenti do ta rikthejë ligjin
e shumëpërfolur. Megjithatë,
krerët e shoqatës deklarojnë se
do të mbrojnë vetëm interesat
e prokurorëve.
Prokurori u sulmua edhe për Damir Fazliç
Prokurori që kryeson hetimet
për tragjedinë e Gërdecit
është vënë në shënjestër të qeverisë.
Ministria e Brendshme
kërkoi disa muaj më parë që
të fi llojë procedimi penal për
Zamir Shtyllën, pasi ky i fundit,
sipas ministrit, ka tentuar
të marrë në pyetje shtetasin
serbo-boshnjak, Damir Fazliç,
në mënyrë antiligjore. Bashkë
me Zamir Shtyllën u kërkua
edhe penalizmi i Elio Mazrekut,
zv/prokuror në Prokurorinë e
Rrethit Tiranë. Arsyeja e vetme,
sipas ministrit, që duhet të penalizohen
prokurorët, është se
këta të fundit kanë telefonuar
shefi n e policisë kufi tare dhe
i kanë kërkuar informacione
për Damir Fazliç, dhe për ta
informuar këtë të fundit se prokuroria
kërkon ta pyesë.
Dorëhiqet edhe ish-kryeprokurori i Tiranës, Vexhi Muçmata
Një tjetër dorëheqje ka
ndodhur në organin e
prokurorisë. Ish-drejtuesi
i Prokurorisë së Tiranës në vitet
2003-2008, Vexhi Muçmata, i ka
kërkuar Prokurores së Përgjithshme,
Ina Rama, që të largohet
përfundimisht nga sistemi i prokurorisë.
Kërkesa ka mbërritur
disa ditë më parë në tryezën e
Kryeprokurores, e cila ende nuk
ka marrë një vendim. Aktualisht
Muçmata është prokuror në Prokurorinë
e Tiranës, ku disa muaj
më parë ka qenë titullar. Ai ka
hetuar disa ngjarje të fundit, por
nuk u ambientua me punën e re.
Duket se përballja e përditshme
me ish-vartësit që tashmë i kishte
kolegë ose me vartësit që ka
epror, i kanë mbushur mendjen
Muçmatës që të largohet përfundimisht
nga puna në organin
e akuzës. Ndërkohë, burime nga
Prokuroria e Përgjithshme thanë
se kërkesa e Muçmatës do të
shqyrtohet në këshillin e prokurorisë
që do të mblidhet disa ditë
më pas. Nëse pranohen arsyet e
dorëheqjes, atëherë këshilli do të
"vulosë" largimin përfundimtar
të ish-kryehetuesit të Tiranës.
Por dorëheqja e Muçmatës nuk
është e vetmja në Prokurorinë e
Tiranës. Disa muaj më parë, të
njëjtën gjë ka bërë edhe ish-zv/
prokurori i Tiranës, Enver Lame.
Ndërsa një tjetër ish-titullar në
këtë organ akuze është emëruar
drejtues i ILDKP-së.