Evropa kërcënon Rusinë e Ukrainën: Do ju hedhim në gjyq
Komisioni Evropian ka
paralajmëruar kompan
itë ruse dhe ukrainase të
gazit, se do të ndërmarrë veprime
legale në lidhje me grindjen
mes tyre, që ka lënë shumë
vende të Evropës pa ngrohje.
Presidenti i Komisionit, Barroso,
tha se ai do t‘i këshillonte
kompanitë energjetike të BE-së
që të çonin në gjykatë "Gazprom"-
in apo "Naftogazi"-n,
kompaninë shtetërore ukrainase,
nëse çështja e furnizimit
me gaz nuk do të zgjidhej brenda
një kohe të shkurtër.
Ndërkohë, presioni diplomatik
është rritur ndaj Moskës me
kryeministrat e Sllovakisë, Bullgarisë,
Moldavisë, të cilët po
zhvillojnë bisedime në Moskë
dhe në Kiev. Furnizimet me gaz
drejt Evropës ende nuk kanë nisur
për shkak të një grindjeje
për pagesa të vonuara mes
Moskës dhe Kievit. Sipas Barrosos,
i cili ka folur në Parlamentin
Evropian, kontradikta mes
të dyja vendeve është "e papranueshme
dhe e pabesueshme"
dhe kjo çështje për
Evropën që po humbiste mund
të zgjidhej përmes Gjykatës
Ndërkombëtare, pasi vendet e
Evropës nuk kishin përse të binin
viktima të një sherri dypalësh.
Megjithatë, konkretisht
situata e gazit do të debatohet
sot në Parlamentin Evropian.
Moska thotë se gazi është dërguar
të kalojë nëpër Ukrainë,
ndërkohë që Ukraina thotë se
kjo nuk ka si të ndodhë, duke
qenë se nuk është e vërtetë. Nga
"beteja për gazin" janë prekur
18 vende evropiane. Qindra
mijëra njerëz janë pa ngrohje
në mesin e një dimri të ashpër.
Në Bullgari janë mbyllur disa
shkolla në zonat malore, si pasojë
e mungesës së gazit. Në
Kiev, Kryeministri sllovak deklaroi
se vendi i tij kishte vetëm
11 ditë rezerva gazi. Ai tha se
nuk ishte i interesuar në
bisedimet dypalëshe mes Rusisë
dhe Ukrainës, por i duhej të
dinte se kur do të hapeshin rubinetet
që jeta të vazhdonte
normale në vendin e tij. Sllovakia
dhe vendet baltike janë tërësisht
të varura nga Moska për sa
u përket rezervave në gaz.
Ndërkohë, Presidenti polak,
vendi i të cilit gjithashtu varet
nga Rusia për gazin, tha se do
të takonte liderët e të dyja
vendeve për të zgjidhur çështjen.
Një marrëveshje e ndërmjetësuar
të hënën nga Kryeministri
çek për lejimin e ekspertëve
ndërkombëtarë për të
monitoruar kalimin e gazit
përmes Ukrainës, pritej të
kapërcente ndjenjën e mosbesimit
mes dy fqinjëve. Rusia të
martën hapi rubinetin e gazit,
por vetëm për një sasi shumë të
vogël, duke e quajtur këtë një
test, ndërkohë që ekspertët
ukrainas deklaruan se nuk ishte
e mundur teknikisht që gazi
të kalonte në sasi të vogël dhe
se për t‘u bërë kalimi duhej që
të futej e gjithë sasia e plotë.
paralajmëruar kompan
itë ruse dhe ukrainase të
gazit, se do të ndërmarrë veprime
legale në lidhje me grindjen
mes tyre, që ka lënë shumë
vende të Evropës pa ngrohje.
Presidenti i Komisionit, Barroso,
tha se ai do t‘i këshillonte
kompanitë energjetike të BE-së
që të çonin në gjykatë "Gazprom"-
in apo "Naftogazi"-n,
kompaninë shtetërore ukrainase,
nëse çështja e furnizimit
me gaz nuk do të zgjidhej brenda
një kohe të shkurtër.
Ndërkohë, presioni diplomatik
është rritur ndaj Moskës me
kryeministrat e Sllovakisë, Bullgarisë,
Moldavisë, të cilët po
zhvillojnë bisedime në Moskë
dhe në Kiev. Furnizimet me gaz
drejt Evropës ende nuk kanë nisur
për shkak të një grindjeje
për pagesa të vonuara mes
Moskës dhe Kievit. Sipas Barrosos,
i cili ka folur në Parlamentin
Evropian, kontradikta mes
të dyja vendeve është "e papranueshme
dhe e pabesueshme"
dhe kjo çështje për
Evropën që po humbiste mund
të zgjidhej përmes Gjykatës
Ndërkombëtare, pasi vendet e
Evropës nuk kishin përse të binin
viktima të një sherri dypalësh.
Megjithatë, konkretisht
situata e gazit do të debatohet
sot në Parlamentin Evropian.
Moska thotë se gazi është dërguar
të kalojë nëpër Ukrainë,
ndërkohë që Ukraina thotë se
kjo nuk ka si të ndodhë, duke
qenë se nuk është e vërtetë. Nga
"beteja për gazin" janë prekur
18 vende evropiane. Qindra
mijëra njerëz janë pa ngrohje
në mesin e një dimri të ashpër.
Në Bullgari janë mbyllur disa
shkolla në zonat malore, si pasojë
e mungesës së gazit. Në
Kiev, Kryeministri sllovak deklaroi
se vendi i tij kishte vetëm
11 ditë rezerva gazi. Ai tha se
nuk ishte i interesuar në
bisedimet dypalëshe mes Rusisë
dhe Ukrainës, por i duhej të
dinte se kur do të hapeshin rubinetet
që jeta të vazhdonte
normale në vendin e tij. Sllovakia
dhe vendet baltike janë tërësisht
të varura nga Moska për sa
u përket rezervave në gaz.
Ndërkohë, Presidenti polak,
vendi i të cilit gjithashtu varet
nga Rusia për gazin, tha se do
të takonte liderët e të dyja
vendeve për të zgjidhur çështjen.
Një marrëveshje e ndërmjetësuar
të hënën nga Kryeministri
çek për lejimin e ekspertëve
ndërkombëtarë për të
monitoruar kalimin e gazit
përmes Ukrainës, pritej të
kapërcente ndjenjën e mosbesimit
mes dy fqinjëve. Rusia të
martën hapi rubinetin e gazit,
por vetëm për një sasi shumë të
vogël, duke e quajtur këtë një
test, ndërkohë që ekspertët
ukrainas deklaruan se nuk ishte
e mundur teknikisht që gazi
të kalonte në sasi të vogël dhe
se për t‘u bërë kalimi duhej që
të futej e gjithë sasia e plotë.