E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja 110 kv Bushat-Lezhë

OST njoftoi dje se linja 110 kv Bushat-Lezhë dhe 8 shtyllat e dëmtuara të tensionit të lartë janë vënë në punë me kapacitet të plotë. Pas riparimit të tyre, sistemi i transmetimit në të gjithë vendin garanton se është në gjendje për të përballuar çdo problem që mund të shfaqet në transmetimin e energjisë elektrike. Linja 110 kv Bushat-Lezhë dhe 8 shtyllat e tensionit të lartë pësuan dëmtim më 3 janar, si pasojë e motit të keq që preku vendin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›