Agjentet "emigrante" fusin ne kurth kambistet
Kthimi i emigranteve me rastin e festave ka rritur edhe fluksin e valutes qe hyn nga vendet e tjera per ne Shqiperi dhe intensifikimin e aktivitetit te paligjshem te kambisteve. Policia e Shtetit urdheron shoqerimin e te gjithe personave qe thyejne valuten ne tregun e zi dhe sekuestrimin e parave, duke perdorur edhe agjente te maskuar si emigrante. Dy ditet e fundit eshte organizuar nje operacion ne shkalle vendi, qe ka perfunduar me shoqerimin e 37 kambisteve dhe bllokimin e 2,5 milione lekeve, mbi 10 mije eurove, 13 mije dollareve e 5 mije bonove te thesarit. Zedhenesi Klodian Brano tha dje se 7 nga te shoqeruarit jane nga qyteti i Vlores, kater ne Tirane, kater ne Fier, dy ne Durres, tete ne Elbasan, kater ne Shkoder, nje ne Korce, dy ne Kukes, kater ne Lezhe dhe nje ne Gjirokaster. Aksioni mbeshtetet ne nenin 90 i Ligjit 9662, te 18 dhjetorit 2006, "Per Bankat ne Republiken e Shqiperise" dhe urdhrit te ministrit te Brendshem "per ndalimin e tregut te palicencuar valutor". Policia e Shtetit paralajmeroi dje publikisht te gjithe kambistet qe dalin ne rruge e qe kryejne aktivitet te palicencuar. Mesohet se aksioni do te shtrihet ne te gjitha qytetet dhe do kete per objekt ndalimin e dukurise te pakten deri ne javen e pare te muajit janar 2008. Nderkaq, ne Elbasan, per identifikimin e kambisteve eshte perdorur dhe metoda speciale, e infiltrimit. Nje agjent i policise ka luajtur rolin e klientit, duke shoqeruar tete persona qe merreshin me kambizem te paligjshem. Duke ofruar nje sasi valute si emigrant i kthyer nga Greqia, polici ka futur ne kurth kambistet elbasanas. Policia ka kapur ne befasi tete personat e dyshuar dhe i ka shoqeruar per ne komisariat. Veprimet e policise jane kundershtuar nga kambistet dhe familjaret e tyre. Nje nga kambistet u shpreh se ndodhej ne ate vend per te pire kafe dhe jo per te kryer kembim valutor.
A.C/F.S
Shifrat:
Vlore 7 te shoqeruar
Tirane 4 te shoqeruar
Fier 4 te shoqeruar
Durres 2 te shoqeruar
Elbasan 8 te shoqeruar
Shkoder 4 te shoqeruar
Kukes 2 te shoqeruar
Lezhe 4 te shoqeruar
Gjirokaster 1 i shoqeruar
Korce 1 i shoqeruar