Islami: Rritja e pragut mund te diskutohet, por s'ka lista te hapura
Partia Socialiste, nepermjet bashkekryetarit te komisionit te reformes zgjedhore, Kastriot Islami eshte shprehur per nje sistem proporcional sipas variantit spanjoll, ne menyre qe te eliminohet teresisht fenomeni i "Dushkut". Por ne te njejten kohe ne lidhje me rritjen ose jo te pragut elektoral, ai e ka lene kete ne dore te diskutimit mes partive politike. "Kategoria qe eshte zgjedhur quhet ajo e "sistemit proporcional i personalizuar"; dhe kur disa parametrave te tij i jepen vlera konkrete merret sistemi gjerman, apo i ndonje vendi tjeter. Pra e thene ndryshe sistemi gjerman ben pjese ne kategorine e sistemeve proporcionale te personalizuar. Konkretisht ne rastin e "sistemit gjerman", a) pragu elektoral eshte 5%; b) nuk lejohen komisionet; c) votuesi ka dy vota, pra lejohet vota taktike; iv) lista eshte e mbyllur", tha Islami per mediat. Sipas tij, ne rast se do te ndryshoheshin te gjitha parametrat e sistemit gjerman nuk do ishte me sistemi gjerman, por do ishte nje sistem tjeter proporcional i personalizuar, pra me disa parametra te tjere konkrete. "Por nje gje eshte e rendesishme per kete kategori, se ai nuk mund funksionoje me liste te hapur, sepse eshte tashme i personalizuar. Dhe as qe mund te diskutohet per "listen e hapur alla shqiptare". Parametrat e tjere jane te diskutueshme dhe PS eshte e hapur", tha Islami.