Laskaj: Amnistia shpetoi zyrtaret nga penalizmi
Laskaj
Ligji per "Dhenie Amnistie", qe Kuvendi votoi me konsensus nje vit me pare, ka shpetuar nga ndjekja penale shume zyrtare te larte te shtetit e nepunes. Kjo pohohet nga Inspektorja e Pergjithshme e Deklarimit te Pasurise, Fatmira Laskaj. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Laskaj pranon se shume zyrtare, qe kane pasur probleme me deklarimin e pasurise, nuk kane shkuar per procedim penal ne Prokurori, pasi ligji per "Dhenie Amnistie" i miratuar ne dhjetorin e shkuar, automatikisht u pushonte ceshtjen e tyre dhe i favorizonte. "Ne, si institucion, shqyrtojme deklarime qe jane bere per interesat e vitit 2006, kur u miratua ligji per amnistine. Per pasoje edhe kur jemi ndodhur para nje fakti, qe vertet mund ta conim per pergjegjesi penale, kemi pare periudhen kohore kur eshte kryer dhe sa eshte efekti i ligjit per Amnistine dhe nuk e kemi bere nje gje te tille", sqaroi Laskaj. Ligji per "Amnistine", parashikonte pushimin e ndjekjeve penale per ceshtjet ne hetim, si dhe kallezimet qe ndodhen ne organet e rendit publik per vepra te kryera deri me daten 1 shtator 2006, per te cilat Kodi Penal parashikon burgim deri ne 3 vjet. Cka "paralizoi" punen e inspektoratit, qe ne kete vit heton e kontrollon pasurite e zyrtareve per vitin 2006. Laskaj flet edhe per problemet qe vazhdojne dhe ekzistojne ne deklarimin e pasurise, punen per zbulimin e llogarive bankare te zyrtareve shqiptare jashte vendit dhe marredheniet me institucionet homologe. Nderkohe qe, shprehet kunder ndryshimeve ne ligjin per deklarimin e pasurise.
Zonja Laskaj, cili eshte rezultati i nje viti pune ne deklarimin e pasurise se zyrtareve te larte te shtetit, problemet dhe parregullsite qe keni hasur?
Them se ne kete vit u arrit sistemimi i nje pune perditesore me realizimin e infrastruktures, logjistikes, data-base-it dhe asnje deklarim nuk del dot jashte vezhgimit e kontrollit. Qe nga momenti qe nje subjekt ben deklarimin, domosdoshmerish interesat e tij jane ne nje kontroll te plote aritmetik e logjik. Nga statistika e bere, del qarte se deri ne 6.12.2007, jane 8307 zyrtare, qe detyrohen te deklarojne interesat private prane institucionit tone. Ndersa numri i pergjithshem, deri 31.12.2006, ka qene 7854. Nga janari 2007, deri ne nentor te ketij viti, jane specifikuar per here te pare, ku jane pare interesat e tyre private dhe keta jane jo pak, por 487 persona. Nga deklaratat e interesave te dorezuara gjate 2007, te gjithe kane kaluar per kontroll dhe asnje deklarim nuk ndodhet ne protokoll i pa vezhguar per t'ju shmangur. Ka nje volum te jashtezakonshem pune, qe eshte perballuar nga 10 inspektore te larte, qe gezojne dhe statusin e nepunesit te larte. Per rrjedhoje, jane trajtuar me vendim te ligjvenesit dhe per efekt te pages me nje vleresim te drejte, per vete natyren e punes e shkallen e pergjegjesise. Po keshtu, ligji per parandalimin e konfliktit te interesave ishte nje ngarkese plus per institucionin. Si fundviti, ndjehemi mire, se tere ngarkesa jone eshte vleresuar, jo vetem nga parlamenti, por edhe media e shoqeria. Ndjehemi te vleresuar dhe edhe nga misioni evropian, qe eshte vlere per institucionin tone. Kemi arritur ne ate stad pune, qe vende te tjera po kerkojne shembuj nga ne. Ishim ne qe beme viziten ne Maqedoni, por kur ata erdhen te ne dhe pane se shume probleme ishin realizuar. Te ne u ndje komod dhe mori eksperience te mire dhe zyra e Malit te Zi. Ka ardhur per trajnim dhe zyra antikorrupsion e Kosoves.
Nga kontrollet e fundit qe po kryeni per kete vit, ka ndonje zyrtar qe ka fshehur pasurine, apo ndonje emer konkret qe eshte per ndjekje penale?
Ne po bejme disa rakordime si fundviti. Ka disa probleme qe i kemi bere prezent, por qe nuk kane qene te shumave qe bejne shkak per pergjegjesi penale. Por, vetem njoftime te vete zyrtaret, njoftime te titullareve te tyre, si dhe thirrje te tyre per te plotesuar deklarimin e pasurise. 21% e numrit te pergjithshem te zyrtareve, pra 765 subjekte, jane thirrur dhe jane keshilluar per menyren e deklarimit te interesave private te tyre. Nuk eshte numer i paket, por jane probleme, te cilat ne do mendonim qe ky korrigjim e ndergjegjesim i tyre, te shoqerohet vetem me terheqje vemendje e masa administrative per vete natyren e shkalles se pergjegjesise disiplinore. Kjo eshte arsyeja qe ne tashme qe po flasim, per me teper duket si shenje justifikimi, por eshte realitet i spikatur i koicidence, qe ne po shqyrtojme e gjykojme deklarime qe jane bere per llogari dhe interesa te vitit 2006. Kur deri ne ate periudhe kishim nje ligj mbi "Dhenien e Amnistine", qe i shtrin efektet ne varesi te periudhes e afatit te caktuar me veprimin e kryer. Dhe atehere kur ndodhet para nje fakti, qe vertet mund ta cosh per pergjegjesi penale, do shikosh kohen se kur eshte kryer, se nuk mund ta cosh per pergjegjesi penale. Ajo ka efektet e veta, shtrirja e ligjit per amnistine. E nuk do behet gje tjeter vecse pushimi i ceshtjes. Normale qe nje institucioni i pavarur do te gjeje nje pakete argumentesh e provash ligjore qe ka mbeshtetje deri ne fund.
Ne tetor, ju publikuat nje liste te gjate me emrat e zyrtareve qe u gjobiten, pasi nuk deklaruan ne kohe pasurine. Cfare u be me ta?
Ishin jo pak, por 100 vete te tille qe beme publike. Na rezulton se te gjithe i paguan gjobat. Mund te kete mbetur ndonje qe mund te jete ne proces te ankimimit, meqe kane dhene argumentet e tyre. Te shohim nese i kane te mbeshtetura ne prova apo ligj, qe provojne shkakun ligjor te pamundesise se deklarimit. Por, nga te gjithe ata u dha dokument zyrtar, nuk u be refuzim. Ka nje rast te fundit qe e kemi ne proces verifikimi. Nje emerim, por qe do shohim se ka dhe probleme qe zyrtari sa merr detyren, sa i sqarohet detyrimi qe ka etj. Ai ka nje afat kohor 45-ditesh per te plotesuar ligjin.
Nga problemet qe keni konstatuar ne punen tuaj, mendoni se ligji per deklarimin e kontrollin e pasurise ka nevoje per ndryshime e permiresime?
Ne cdo ligj kur fillon e zbatohet, do gjesh dicka per te menduar, qe edhe kjo do ishte mire te behej, apo kjo eshte pak e tepert, apo ka riperseritje. Mirepo, na duhet pak kohe te punojme e shikojme saktesisht se si te arrijme njehere implementimin. Me teper te lodhemi vete, nepermjet trajnimit, ndihmes qe japim dhe pastaj kontrollin ne institucione, per ta kuptuar ata vete e me pas shkalle-shkalle. Vete ligji eshte mjaft i ngarkuar. Nese ne do e ngarkojme me tej sesa ato dispozita qe ka, do bejme gabim, ne kete faze kur ende nuk ka arritur ajo qartesi te cdo personi qe perfaqeson administraten publike. Duke marre parasysh qe ne kemi levizje te tjera ne administrate, qe na duhet kohe pas kohe qe te bejme trajnime me te porsaardhurit, qe te jene ne vemendje ekzistenca e ketij ligji. Pra, jam me parimin, qe me mire te punojme, te sistemojme problematiken qe kemi, te japim maksimumin, te jene koshiente per ate qe kerkon ligji, e pastaj te shohim c'duhet te bejme.
Kane funksionuar marreveshjet qe keni lidhur me bankat e huaja ne zbulimin e llogarive bankare qe zyrtaret shqiptare kane jashte vendit?
Jo me larg se te premten, ne takuam drejtorin e ri te Drejtorise te Pergjithshme te Pastrimit te Parave. Vetem per te kryer detyrimet ligjore qe kemi si institucione ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ne kete vije, dihet qe transfertat e ndryshme ne shuma te medha tek ajo drejtori prezantohen nga te gjitha bankat brenda dhe jashte vendit dhe per rrjedhoje jemi ne korrent per te kerkuar dhe ne materialet qe na duhen. Nuk ka mbetur asgje pa u respektuar, marreveshjet dhe memorandumet qe kemi nenshkruar. Te dy palet kishim te njejtin interes, per te ndjekur hap pas hapi. Kemi bere mjaft investigime, ku zyrtaret te ndryshem edhe kane bere transferta, por nuk kane qene problematike. Kemi pasur se fundmi nje rast. Nje ish-administrator i nje kompanie shqiptaro-greke bente kalimin e interesave te nje shkolle greke te presidenti i tij. Te ky rast u krijua nje situate dyshuese. Nga tere dokumentacionin qe kerkuam nga Greqia, shkolla dhe bllokimi qe u beme dokumenteve, u pa qe personi ne fjale nuk i kishte personale, nuk i kishte te krijuara per shkak te funksionit, por ishte per rezultat te nje funksioni te meparshem privat qe kishte ushtruar. Ai beri dhe dy likuiditetet e fundit. Pra, asnje rast nuk i shpeton dokumentacionit qe disponohet ne dy institucionet tona. Bankat kane detyrimet e tyre ligjore e ndaj funksionojne, ndryshe nuk do u jepej licenca, nese nuk i zbatonin detyrimet qe rrjedhin nga ligje te posacme.
Si i keni marredheniet me institucionet, titullaret e tyre ne ndergjegjesimin e deklarimit te pasurise?
Ne pergjithesi kemi bere mjaft pune per te arritur ndergjegjesimin nga titullari e deri te nepunesit per ligjin. Maksimalisht eshte bere gjithcka, se sa kapercehen detaje te hollesishme, zbatimi, gatishmeria e cdo zyrtari per te zbatuar ligjin, keto mbeten ne vijim te faktit, derisa ne shohim deklaraten. E pergjithshmja, them eshte pozitive. Fakti qe ai numer tek i cili ne kemi ndalur me masa e sanksione, me gjoba per shkak te voneses, nuk eshte gjithcka. Ka vende qe kane shume probleme edhe me mosdorezimin e deklarates e refuzimin e saj. Ne nuk kemi asnje rast qe refuzon te beje deklarimin dhe kjo eshte shume pozitive. Edhe me titullare te ndryshem qe kane probleme me zyrtaret qe kane ne varesi te institucionit te vete, here pas here na kerkojne qe te shohim interesat private te zyrtarit te tyre. Kjo na ben edhe me me kujdes ta shohim me tej. Nese me dokumentacion, ai del i rakorduar mire, i sakte, fakti qe nje titullar kerkon te shihet me kujdes, atehere e shohim edhe nje here.
Intervistoi: Rozeta Rapushi
Problemet
Jane 21% e zyrtareve te larte te shtetit qe kane pasaktesi ne deklarimin e pasurise. Ne deklaratat e rreth 765 subjekteve ka probleme ne menyren e deklarimit. Keta persona jane thirrur nga Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive per t'u keshilluar se si te deklarojne pasurine e te bejne korrigjimet e nevojshme. Ndaj tyre jane marre dhe masa administrative, si gjobat.
Gjobitjet
Te gjithe zyrtaret qe e deklaruan jashte afateve ligjore pasurine, apo paten probleme ne te, u gjobiten. Kryeinspektorja Fatmira Laskaj tha se te gjithe te gjobiturit e shlyen detyrimin e tyre. Ne proces, sipas saj, eshte vetem nje rast, i nje zyrtari te sapoemeruar, i cili eshte ne proces ankimi. Pjesa tjeter ka paguar gjoben per pasaktesite e bera, duke plotesuar ne kete menyre kushtin ligjor.
Detyrimi
Eshte shtuar numri i zyrtareve te larte te shtetit qe deklarojne pasurine. Ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive per kete vit, numri i zyrtareve qe detyrohen te deklarojne xhepat eshte 8307 te tille. Ne nje kohe qe per nje vit me pare ishte 7854 te tille. Nga janari 2007, deri ne nentor te ketij viti, jane specifikuar per here te pare, ku jane pare interesat e tyre private jo pak, por 487 persona.
Ligji per "Dhenie Amnistie"
Nje vit me pare, pikerisht ne fund te muajit dhjetor, Kuvendi votoi ligjin per "Dhenie Amnistie". Ligji falte te gjithe personat e denuar me burgim deri ne 2 vjet, per gjoba apo denime te lehta deri me 31 dhjetor 2006. Ne ligj u dha falja e denimit per te gjithe personat e denuar me burgim deri ne 2 vjet, por edhe te denuarit me kusht, apo gjobe deri 5 milione leke. Ligji parashikoi kushte lehtesuese edhe per te denuarit e tjere, me ulje te ndeshkimit. Perfitime nga ligji paten personat e denuar me burgim, te cilet ne kohen e kryerjes se vepres penale kane qene nen moshen 18 vjec, femrat qe me daten 1 shtator 2006 kane mbushur moshen 55 vjece, si dhe meshkujt qe kane mbushur moshen 60 vjec. Ndersa nje tjeter kategori te denuarish perfituan ulje te denimit. Nga amnistia nuk perfituan te denuarit me burg per vepra penale si rrembim personi, trafikim e terrorizem.