E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDR: Vetem sistem gjerman, duhet te diskutohet ne tryeze

Partia Demokrate e Re bashkeqeverisese me PD-ne ne koalicionin e djathte, nuk pranon nje sistem te paster proporcional. Kryetari i Grupit parlamentar te PDR-se, Tritan Shehu, theksoi dje se nje sistem proporcional i paster realisht nuk i sherben vendit ne kete moment. "Ne mbledhjen e fundit qe patem ishim te gjithe ne nje ze qe te kishim nje sistem proporcional te perzier, per te krijuar gjithmone nje nderthurje midis kandidatit direkt per te cilin voton elektorati dhe rezultatit proporcional te forcave politike", theksoi Tritan Shehu. Sipas tij, forcat politike ne vend nuk duhet te nguteshin per te dhene mendime ne lidhje me pragun elektoral, sepse ai duhet te vendosej ne baze te sistemit qe do te caktonin partite politike. "Hapesira kohore tashme eshte e kufizuar, ndaj duhet detyrimisht qe brenda nje kohe te shkurter te paraqitet materiali dhe konkluzionet e komisionit ne parlament per te miratuar pastaj ndryshimet qe nevojiten", deklaroi Shehu..
F.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›