LSI: Sistem te paster proporcional, rritje pragu kunder fiktivitetit
Levizja Socialiste per Integrim kembengul per nje sistem zgjedhor te paster proporcional. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, gjate nje komunikimi per mediat, theksoi se "ne kemi paraqitur nje draft, ku kemi kerkuar ndryshim te sistemit ne koherence me ate qe dhe nderkombetaret kane propozuar, si dhe njekohesisht ne kemi propozuar dhe nje ndryshim eventual te pragut, i cili, sipas perceptimit tone politik, do te siguronte nje qendrueshmeri me te madhe te mazhorances qe do te sigurohej pas zgjedhjeve". Sipas tij, kerkesa e LSI-se per rishikimin e pragut, pa vendosur asnje nivel maksimal dhe minimal se sa do te jete, do te evitonte edhe ate qe momentalisht politika shqiptare po e vuan shume, evitohet fiktiviteti politik dhe levizjet e partive majtas-djathtas. "Deshirojme qe zgjidhja e kesaj ceshtjeje te mos jete bipartizane, per nje arsye te thjeshte, sepse pesha e dy partive te konsideruara te medha ne elektoratin tashme eshte nje peshe shume e relativizuar. Te dyja se bashku kontrollojne me pak sesa gjysmen e elektoratit, pra jane pak per te marre vendime politike kaq te rendesishme", tha Vasili.