E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Perfaqesues ne Prishtine, pas statusit"

Fatjona Mejdini
Tirana zyrtare nuk ka vendosur te emeroje zyrtarisht ne Kosove nje perfaqesues te Shqiperise. Ndonese aktualisht eshte momenti me delikat i zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves, pala shqiptare ka vendosur te prese zgjidhjen perfundimtare te statusit te Kosoves dhe pavaresimin e saj, per te emeruar nje ambasador te jashtezakonshem dhe fuqiplote ne Prishtine. Pak muaj me pare, ministri i Jashtem, Lulzim Basha, shkarkoi shefin e zyres se Shqiperise ne Kosove, Bujar Muharremi, duke urdheruar qe Arben Cejku, numri dy i kesaj zyre, te mbante kompetencat e tij. Burime nga Ministria e Jashtme theksoje, per gazeten "Koha Jone", se deri ne zgjidhjen perfundimtare te statusit te Kosoves do te jete Cejku perfaqesuesi me i larte i Shqiperise ne Prishtine. Dhe vetem pas pavaresimit dhe njohjes se Kosoves si shtet i pavarur, Shqiperia do te vendose te dergoje ne Prishtine nje ambasador te emeruar zyrtarisht.
Ministria e Jashtme pohon se Arben Cejku ka kompetenca te plota ne lidhje me detyren si perfaqesues i Shqiperise ne Kosove. Ndonese pa dekretin e Presidentit Bamir Topi, Ministria e Jashtme shprehet se Ceku ka te gjitha kompetencat qe kishte perfaqesuesi i Shqiperise ne Kosove, Bujar Muharremi, emeruar ne kete detyre me dekret presidencial dhe i shkarkuar nen akuzen e abuzimit me detyren. Keshtu qe vendi yne ne te gjithe periudhen e negociatave te Kosoves per pavaresine e saj eshte mjaftuar qe ta zevendesoje formalisht ish-shefin e zyres ne Kosove me nje tjeter diplomat te zyres, duke mos vendosur ne kete pozicion nje tjeter figure. Duke sjelle ne kete menyre nje precedent me te vertete real, ku ne shtetin e ri qe po lind, Shqiperia, perkunder shteteve te tjera fqinje, ka nje zyrtar te nivelit te dyte qe kryen dhe punen e perfaqesuesit zyrtar ne Prishtine.
Pak muaj me pare, ministri i Jashtem, Lulzim Basha, vendosi te shkarkoje edhe perfaqesuesin e Shqiperise ne Kosove, Bujar Muharremi. Ky vendim eshte marre pasi Ministria e Jashtme konstatoi se Muharremi kishte abuzuar me detyren e tij.
Ka qene pikerisht Auditi i Brendshem i Ministrise se Jashtme, qe ka bere kallezimin penal ndaj ish-ambasadorit Muharremi. Pas kontrollit disa javor ne Kosove, ekspertet formuluan nje dosje te plote, ku konstatonin shkeljet dhe abuzimet, duke akuzuar ambasadorin se ka shfrytezuar postin, te cilin mbante me qellime perfitimi. Por, nga ana e tij, Muharremi e ka cilesuar nje raport te tille qe solli dhe largimin nga posti si nje hakmarrje e personave ne Ministrine e Jashtme, te cilet madje kane dhe konflikt interesi.
Dade
Sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne PS, Arta Dade, ka denoncuar pak dite me pare faktin se ne Kosove ende nuk ka nje perfaqesues zyrtare pas shkarkimit te ish-shefit te zyres te Shqiperise ne Kosove, Bujar Muharremi. Sipas saj, nuk eshte logjike qe ne kete periudhe negociatash Shqiperia te jete pa perfaqesues zyrtar ne Kosove.
Hetimi
Momentalisht ish-shefi i zyres te Shqiperise ne Kosove, Bujar Muharremi eshte ne hetim nga prokuroria. Muharremi dyshohet te kete favorizuar kontrabande cigaresh mes Kosoves dhe Shqiperise dhe po keshtu ai akuzohet se ka abuzuar edhe me karburantin e dhene per perfaqesine e Shqiperise ne Kosove. Ceshtja eshte nen hetim nga drejtesia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›