Agjenti: Kuajliarela nuk largohet nga Juvja
Agjenti i Fabio Kuajliarelas, Bepe Boco, ka deklaruar se ardhmja e klientit të tij te Juventusi nuk varet nga mundësia e transferimit të Marco Borrielos nga Roma. Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë janë pranë transferimit të Borrielos, duke spekuluar se nuk do të ketë vend më për Kuajliarelan në skuadër. Por agjenti i tij nuk mendon kështu. “Nëse Borrielo i bashkohet Juventusit do të jetë problem për lojtarin aktual të Romës, sepse ai duhet që gradualisht të fitojë besimin e Antonio Kontes. Një gjë është e sigurt, Fabio do të qëndrojë te Juventusi dhe ai është shumë i lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat për të”, ka thënë Boco.