Murinjo: Do kthehem një ditë në Angli
Zhoze Murinjo është nën kontratë me Realin e Madridit deri në qershor të vitit 2014, por kampionati i tij i preferuar mbetet Premier Liga, ku ka stërvitur më parë Çelsin në vitet 2004-2007, përpara se të shkruante historinë me Interin me tripletën e realizuar në sezonin 2009-2010. “Anglia është pasioni im – pohon Mou në një intervistë për BBC -. Sidoqoftë, jam shumë i lumtur që jam te Real Madridi. Besoj se është klubi më i madh i historisë së futbollit. Nuk mund ta humbisja rastin që të bëja eksperiencë me punën time këtu.” Por ndenjat e çojnë sërish drejt Anglisë, vend që Murinjo e vlerëson në të gjitha aspektet. “Pasioni im është për Anglinë dhe hapi im i ardhshëm do të jetë rikthimi im atje, mundësisht për shumë kohë. Për mua në futboll vlerat, gjëja më e rëndësishme janë vlerat njerëzore dhe raportet që krijohen me lojtarët. Unë i përgatis lojtarët për të dhënë më të mirën e tyre në fushë, por në fund të fundit janë ata që marrin vendimet në momentet kur duhet të bëhet diferenca në fushë”.