E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti i Maikon: Jemi të tradhtuar nga Interi

Tashmë Interi nuk duhet të ruhet vetëm nga Ibrahimoviçi. Për të rritur tensionin në mjedisin zikaltër mendon Maikon, i cili kërkon një rritje të rrogës vjetore. Në të kundërt braziliani largohet nga kampionët e Italisë.

Në fakt, që prej janarit, mbrojtësi i djathtë përfiton 3.5 milion euro në sezon, nga tre që përfitonte më parë. Por ai është i bindur që meriton të paktën 5 ose 6 milion euro.

Dhe që nga Montekarlo, agjenti i lojtarit, Kaliendo, nuk e fsheh zhgënjimin nga Interi. “Jam shumë i acaruar”, shprehet ai. Ka irritim, zemërim në përballjen me klubin zikaltër dhe Kaliendo nuk e fsheh.

Agjenti i brazilianit e di që Maikon është një pikë e rëndësishme për Interin e Hoze mourinjos, prandaj ai nuk i kursen kritikat për ekipin italian.

“Në këtë moment nuk asnjë bisedim me Interin, sepse klubi nuk e ka respektuar fjalën e dhënë. Mançesteri? Nëse vjen një ofertë, jemi të gatshëm të bisedojmë”, shtoi Kaliendo.

Prandaj, tashmë topi i kalon Interit. Maikon kërkohet nga “Djajtë e kuq” si edhe nga Barcelona, por asnjë prej këtyre ekipeve nuk ka bërë ende një ofertë konkrete. Por gjërat mund të ndryshojnë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›