Hakerat sulmojnë faqen e Maradonës në internet
“Ata na mundën në fushë, por ne i mundëm në rrjet”. Me këtë mesazh një grup hakerash peruanë, të quajtur “Elite Peruvian”, janë prezantuar në faqen e internetit të Diego Armando Maradonës.
Kjo ka ndoshur pas fitores 2-1 që Argjentina arriti të shtunën kundër Perusë në Lima, fitore që i dha mundësinë bardhekaltrve të rifuten në lojë për t’u kualifikuar drejtpërdrejt në Kampionatin Botëror.
Një fotografi e modifikuar e paraqet “Pibe d’Oron” duke thithur me tub vijat e bardha të fushës së futbollit. Gjithashtu, nën ritmet folk të këngës “Y se llama Peru”, shihet edhe një foto e Maradonës që mbulon fytyrën, së bashku me komentin: “Të bëmë të qash” dhe “Për qaramanin më të madh në botë”.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që faqja e internetit e një futbollisti apo lojtari sulmohet nga “piratët” e informatikës. Gjatë verës së kaluar, disa hakera hynë në faqen e sulmuesit të Valencias, David Vila, ku i kërkuan atij të transferohej te Barcelona.
Gjithashtu, hakerat peruanë nuk janë të vetmit që sulmojnë Maradonën. Pavarësisht fitores së të shtunës, e cila e lejon Argjentinën që me një barazim në Uruguaj të kualifikohet në Afrikën e Jugut, Maradona prej kohësh është kritikuar nga mediat vendase, të cilat e akuzonjë se drejton një skuadër pa ide të qarta në lojë.