E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi i thurr lavde Totit: Një lojtar i madh

Tashmë Italia e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës dhe Lipi po përgatit listën e të grumbulluarve për në Afrikën e Jugut. Trajneri italian edhe një herë duket i hapur për Françesko Totin.

Është një lojtar i madh dhe një njeri i madh – u shpreh trajneri axurr në lidhje me Totin -. Mendoni se nuk e di që prej këtu deri në qershor do të ketë vuajtje? Por vuajtjet më pëlqejnë, prandaj do të vazhdoj përpara”.
 
Më tej Lipi ka shtuar: “Deri tani, asnjë lojtar në kombëtaren time nuk e ka refuzuar grumbullimin”. Trajneri italian nuk e përjashton mundësinë e prurjeve të reja në kombëtare për Kampionatin Botëror.

“Duhet të bëj vlerësime teknike mbi këtë grup lojtarësh që kam në dispozicion. Dhe duhet gjithashtu të shoh midis emrave që aktualisht nuk janë thirrur, për lojtarë me karakteristika teknike të përshtatshme për Kombëtaren time”, përfundoi Marçelo Lipi.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›