"Ditët e Mios" sjellin një faqe të re në artet figurative
KORCE- Mbrëmë në Qendren Kulturore në Korçë u çel ekspozita në pikturë, e cila kurorëzoi punët e 45 piktorëve nga vendi dhe rajoni i Ballkanit, që morën pjesë në koloninë e arteve “Ditët e Mios”. Kjo koloni organizohet çdo vit nga Bashkia Korçë dhe ky vit shënoi edicionin e 5-të të saj.
Krahas piktorëve nga vendi si, S. Kamberi. B. Beduli, A. Çene, H Haliti, S.Lako, A. Kostandini, Z. Elezi, A. Lushi, G. Proko, S.Kuqali etj, morën pjesë edhe mjaft piktorë nga vende të ndryshme të Ballkanit, të cilët u befasuan me natyrën e bukur të Korçës, vjeshtën e saj të begatë, jo vetëm për fermerët, por edhe për artistët dhe mikpritjen tradicionle shqiptare.
Tematika e punimeve e ekspozitës ishte e lirë, me frymëzim nga natyra për të shprehur pastaj në telajo “unin” e vet çdo piktor, por ato që ”kishin hyrë në kodin magjik të vjeshtës” dhe e përcollën plotë gjallëri, emocion dhe ndjenjë te vizitorët e shumtë të kësaj ekspozite ishin piktorët femra si, Lume Blloshmi, Zamfira Eta, Adriana Puleshi, Miradie Mulliqi etj. Veç kësaj, risi që u vu re në këtë koloni të arteve figurative ishte fakti që 80% e pjesëmarrësve ishin piktorë të rinj.
Çmimin honorifik që jepet me këtë rast e meritoi piktori nga gjirokastra Jorgo Mici. Ekspozita përmban 57 punime, kryesisht peisazhe, në teknikën e vajtit dhe do të qëndrojë e hapur në galerinë "Guri Madhi" për disa ditë.
(ma.ar/ata/BalkanWeb)