Fier, përplaset për vdekje një 12 vjecar, plagoset shoku i tij
FIER- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 12 vjecari dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur sot në aksin rural Levan-Frakull e Vogël në rrethin e Fierit.
12 vjecari me inicialet Q. J dhe shoku i tij Klodian Xhemaj kanë qënë duke kaluar rrugën, kur janë përplasur nga automjeti me targa FR 9212 B. Kjo përplasje ka qenë fatale për të voglin Q. J, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoku i tij ka mbetur i plagosur. Ai është shtruar në spitalin e Fierit dhe mjekët deklarojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave të policisë dhe ekspertëve të mbërritur në vendngjarje mësohet se automjeti që ka përplasur fëmijët po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Ndërkaq, është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit, 30 vjecari Ervin Hila. Policia po heton në dy pista për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, atë të shpejtësisë së madhe të mjetit dhe të kalimit të gabuar të rrugës nga ana e dy fëmijëve.
(ma.ar/BalkanWeb)