E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, vdes në aksident punonjësi i Gardës

LUSHNJE- Vdes në aksident punonjësi i Gardës së Republikës të Shqipërisë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës. 33-vjecari i identifikuar si Artur Velaj ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, në momentin e aksidentit.

Mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Gorre të Lushnjes, për arsye që nuk bëhen ende të ditura dhe i ka shkaktuar plagë të rënda drejtuesit Velaj.

Punonjësit të Gardës i është dhënë menjëherë ndihma e parë, po ai nuk ka mundur t’i rezistonte plagëve të marra, duke gjetur kështu vdekjen gjatë rrugës për në spital.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›