Agjenti i policisë zbulon skandalin, prangosen juristja dhe dy sekserë
“Furtuna” arreston Brikena Çaton, Shpëtim Canin dhe Violeta Xhyvelin. Zyrtarja e Hipotekës dhe sekserët merrnin para për dokumentet e pronësisë
DURRËS – Futja e një agjenti policie brenda një grupi sekserësh dhe zyrtarësh të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës dhe mbajtja nën përgjim e tyre është bërë shkas që të dalin në dritë një sërë aferash korruptive.
Pas disa muajsh hetime, forcat e policisë kanë ndaluar punonjësen e këtij institucioni, Brikena Çato, si dhe dy persona të tjerë, që siguronin klientelën në këmbim të parave. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se dy të ndaluarit e tjerë janë Shpëtim Cani dhe Violeta Xhyveli, të cilëve u është komunikuar urdhër-arresti në orën 23:20 të ditës së enjte. Për kapjen e tyre Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Policia e Durrësit përgatitën operacionin “Furtuna”. Sipas këtyre burimeve, prej kohësh kishte dyshime se në Hipotekën e Durrësit kishte abuzime, zvarritje të qëllimta të shërbimeve ndaj qytetarëve, shpërdorim detyre si dhe përfshirje në mitmarrje.
Operacioni
Në orët e vona të së enjtes ka nisur faza finale e operacionit “Furtuna”, përmes të cilit është vënë në pranga shtetasja Brikena Çato, punonjëse në Hipotekën e Durrësit. Po ashtu, janë ndaluar Shpëtim Cani, i dënuar edhe më parë për shpërdorim të detyrës si dhe 46-vjeçarja Violeta Xhyvelaj. Të tre këta persona kanë qenë në hetim për një kohë të gjatë pas informacioneve në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin nxirrnin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme certifikata pronësie në mënyrë abuzive kundrejt shumave të konsiderueshme parash. Policia e Durrësit ka deklaruar se kjo zyrë është vënë nën mbikëqyrjen e agjentëve civilë të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të cilët, pasi kanë mbledhur materialin që i vë personat e mësipërm përballë akuzave të rënda, kanë kërkuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës të vendosë ndalimin e tyre. Sipas burimeve policore, Brikena Çato, me arsim të lartë dhe me detyrë specialistë në Hipotekë, ka bashkëpunuar me 41-vjeçarin Shpëtim Cani nga Ishmi dhe Violeta Xhyvelaj nga Durrësi. Cani, banues në Lagjen Nr. 16, së bashku me Xhyvelajn, gjenin qytetarë, të cilët kishin nevojë për certifikata pronësie dhe pasi i merrnin paratë, u jepnin dokumentet e pronësisë përmes zyrtares së Hipotekës. Veprime të tilla thuhet se janë kryer në mënyrë të përsëritur dhe në kohën kur policia ka bërë arrestimin e të tre personave të mësipërm, ka mundur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale edhe një sasi certifikatash që komprometojnë pozicionin e punonjëses.
Hetimet
Për realizimin e këtij operacioni janë dashur thuajse dy vjet hetime lidhur me skemën korruptive që kishin ngritur punonjësja e Hipotekës dhe dy sekserët. Drejtoria e Krimit Financiar pranë Ministrisë së Brendshme, pasi ka depozituar disa ankesa si dhe pasi ka marrë në konsideratë deklarimet e të dëmtuarve nga veprimet abuzive, ka nisur hetimet. Operacioni “Furtuna” thuhet se nuk ka përfunduar pasi flitet se në pranga pritet të përfundojnë edhe persona të tjerë të punësuar në Hipotekë, pasi ndaj tyre rëndon e njëjta akuzë. “Shpëtim Cani dhe Violeta Xhyvelaj janë persona që njihen si sekserë dhe se ata kanë qëndruar para portës së zyrës për të “peshkuar” hallexhinjtë, të cilëve u kanë marrë shumë të konsideruara parash”, - thonë burimet policore. Tre personat e ndaluar ndodhen në mjediset e Komisariatit të Policisë së qytetit të Durrësit. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe për korrupsion. Organet e prokurorisë në rrethin e Durrësit po vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë çështje.
Rastet
Ky është operacioni i dytë i policisë në harkun kohor të 3 viteve të fundit. Ndërkohë që drejtësia ende nuk ka mundur të vërë në bankën e të akuzuarit ish-kryeregjistruesin e Durrësit, Alush Xhihani. Ky i fundit është akuzuar se në bashkëpunim me ish-kryetarin e Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave në Durrës, Hila, kanë falsifikuar në mënyrë të përsëritur dhjetëra dosje e formularë. Në gjyqin që i është bërë Hilës është thënë se shtetit i është shkaktuar një dëm në shumën 378 milionë lekë dhe është tjetërsuar në mënyrë abuzime një sasi toke në bregdet me sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë. Por Hila, i dënuar me 23 vite burg, ka fituar lirinë, ndërsa Xhihani vazhdon të jetë i shpallur “person në kërkim” nga drejtësia.
Prokuroria, hetime për tokat e bregdetit
Para disa muajsh Prokuroria e Durrësit nisi një hetim në lidhje me abuzimet që janë bërë për lejet e ndërtimit dhe titujt e pronësisë në komunën e Rashbullit. Kontrollet e bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe institucionet e tjera nxorën në dritë disa shkelje të rënda. Për këtë u përgatit një dosje me 104 leje të dhëna në mënyrë të dyshimtë. Hetimet për këtë rast i kaluan një sektori të veçantë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe më pas ato iu kaluan për kompetencë Prokurorisë së rrethit të Durrësit. Në bazë të deklarimeve zyrtare, ishte parashikuar që të bëheshin verifikime në terren për çdo objekt të përfolur. Megjithëse ka kohë që kanë nisur hetime në lidhje me këtë rast, ende nuk ka asnjë drejtues vendor të ndaluar nga policia.
Në zonën e bregdetit janë konstatuar shumë shkelje. Rasti më flagrant ishte ai i kryekomunarit të Golemit, Demir Lika, i cili u arrestua dhe ndodhet ende në qeli duke vuajtur dënimin. Ndërkohë që janë përfolur për abuzime edhe drejtuesit lokalë në disa komuna si ajo e Ishmit.
RASTET
18 muaj burg për kryeregjistruesin e Kuçovës
Prokurori i çështjes i kërkoi trupit gjykues 1 vit burg dhe 400 mijë lekë gjobë për Kujtim Beharin, kreu i Zyrës së RPP-së të Kuçovës, ndërsa gjykata e ka dënuar me 18 muaj. Më 29 mars 2007 ndaj Beharit nisi hetimi në gjendje të lirë për veprën penale “shpërdorim detyre”. Procedimi penal për Kujtim Beharin erdhi pas denoncimit që bëri ndaj tij në prokurorinë e rrethit administratorja e Shoqërisë së Lëndëve Larëse sh.a. Kuçovë, Liljana Lule. Sipas akuzës, objekt i këtij kallëzimi është bërë lëshimi nga ana e Zyrës së Regjistrimit Kuçovë dhe konkretisht prej Beharit, vërtetim (dokument) hipotekor dhe hartë treguese të pasurisë me numër 16-20, të tjetërsuara, duke e përgjysmuar këtë pasuri si dhe duke i ndryshuar kufijtë e saj.
Tre zyrtarë regjistrime me dokumente false
Policia arrestoi Artan Mehmetin, shef sektori, Ramiz Hyka, regjistrues, Enton Babameto me detyrë specialist në Auditin e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në pranga ka rënë edhe oficeri i policisë Dali Hakorja dhe sekserët Veiz Senko e Halil Hima. Këta persona ishin në përgjim prej kohësh dhe madje prokuroria kishte nisur për ta procedimin penal, por priste verifikimin e fakteve. Madje është pritur edhe arrestimi i tyre në flagrancë, ndërsa regjistronin prona me dokumente false. Burime policore deklaruan se 4 zyrtarë dhe 2 sekserë kanë rënë në pranga të policisë, pasi akuzohen për korrupsion në zyrat e Hipotekës.
Dosja “Kashari”, në pranga drejtues dhe ish-zyrtarë
Para disa muajsh policia e Tiranës organizoi një operacion, pasi dyshohet për një skandal tokash në zonën e Kasharit. Në përfundim u prangosën dhe u vunë përballë akuzës së shpërdorimit këta zyrtarë: Alfred Sulaj, 33 vjeç, kryetari i Komunës Kashar; Naim Karaj, 45 vjeç, ish-kryetar i Komunës Kashar për periudhën 2000-2003; Faik Fejza, 56 vjeç, ish- kryetar i Komunës Kashar, përkatësisht për periudhën 2003-2007; Islam Shera 65 vjeç, ish-kryeplaku i Komunës së Kasharit; Shefqet Alikaj, 51 vjeç, përgjegjësi i zyrës së Kadastrës së Komunës së Kasharit; Ismail Sulaj, 42 vjeç, zyrtar i Komunës së Kasharit; Xhevair Hyka, 43 vjeç, zyrtar i Komunës së Kasharit.
LIGJI i RI
Në bazë të ligjit të ri të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në rastet kur për të njëjtën pasuri janë bërë disa regjistrime dhe që nuk kanë rrjedhur nga njëri-tjetri, regjistruesi, me vendim të arsyetuar, i kërkon kryeregjistruesit të vendosë fshirjen e regjistrimeve të kryera. Kjo gjë do të kryhet vetëm pas regjistrimit të parë, me kusht që ky i fundit të jetë në përputhje me Nenet 192-197 të Kodit Civil”. Në ligj thuhet se deri në marrjen e vendimit nga kryeregjistruesi për miratimin ose refuzimin e kësaj kërkese, regjistruesi bën pezullimin e regjistrimit dhe pasuria bllokohet, çka do të thotë se mbi të nuk mund të bëhen transaksione apo veprime të tjera. Në lidhje me këtë duhet të njoftohen palët brenda 10 ditëve për veprimet e kryera nga regjistruesi me këtë pasuri. Kryeregjistruesit i është lënë afat 30 ditë pas marrjes së kërkesës për të marrë vendimin e duhur ligjor. Nëse brenda 30 ditëve vendimi nuk merret, atëherë do të zbatohet Neni 328 i Kodit të Procedurës Civile, i cili parashikon ankimimin në gjykatë. Rastet më të shpeshta të mbulesave hipotekore janë vërejtur në zonat rurale përreth Tiranës, si në Bërxull, Yrshek, Yzberisht.
5 Prill 2008