Agjenti me rroba banje ndalon krimin, pranga fierakut
DURRES - Agjentët me rroba banje, të infiltruar mes pushuesve japin frytet e para në luftën kundër krimit.
Florian Kasembaj, një 30-vjeçar nga Fieri me banim në Vlorë është arrestuar në Durrës, me të nxjerrë nga brezi pistoletën që e mbante pa leje. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites kur, pas një sherri banal në një lokal të sektorit “Apollonia”, Kasembaj ka nxjerrë nga brezi pistoletën e tipit “TT”, model 54 me karikatorin e mbushur me gjashtë fishekë. Një punonjës policie, i ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes ka ndërhyrë i pari duke bërë të mundur neutralizimin e personit të armatosur. Në këtë moment edhe disa qytetarë të ndodhur në lokal kanë ndihmuar policin guximtar të prangosë fierakun. Parandalimi i kësaj ngjarje kriminale ka ardhur si pasojë e intensifikimit të patrullave të policisë në plazhin e Durrësit. Ky sezon veror veç policit të zakonshëm me uniformë që patrullon rëndom, do të shënojë edhe një numër të madh efektivesh blu, të cilat do të jenë të “shkrirë” mes plazhistëve, të gatshëm për të parandaluar krimin e organizuar dhe atë ordiner. Florian Kasembaj ishte person i padënuar më parë. Pas një zënke banale me shtetasin M.M., i cili po frekuentonte të njëjtin lokal, fieraku ka nxjerrë pistoletën si kundërpërgjigje e fyerjeve që personi tjetër i bëri publikisht. Ndaj shtetasit Kasembaj janë formuluar akuzat e “kanosjes dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”. Afro një javë më parë në plazhin e Durrësit ndodhi një vrasje me pistoletë për motive krejtësisht banale. Kjo ngjarje ka shtyrë uniformat blu të intensifikojnë kontrollet në çdo skaj të plazhit të mbipopulluar, në mënyrë që të shmangen krimet e bëra nga gjaknxehtësia. o.u