BERAT/ Bombolat e gazit rrezikojnë banorët
BERAT – Policia Bashkiake në Berat kreu dje një aksion për mbylljen e pikave të gazit, të cilat tregtojnë në rrugë duke rrezikuar jetën e banorëve.
Gjatë këtij aksioni, bashkiakët mbyllën 30 pika shpërndarjeje si dhe bllokuan 500 bombola gazi. Kjo për shkak se gjatë kontrollit që iu bë atyre rezultuan se ishin jashtë çdo standardi dhe kushti teknik. Ato tregtohen nëpër baraka, nën pallate apo nëpër rrugë. Drejtori i policisë bashkiake, Sokrat Godo tha se, “ne i kishim njoftuar disa kohë më parë tregtarët që të marrin masa për tregtimin e bombolave të gazit, në mënyrë që ato të jenë brenda kushteve teknike”. Vetëm dje u ndëshkuan me gjoba 25 tregtarë, të cilat varionin nga 5 mijë deri në 50 mijë lekë të reja. Ky aksion u ndërmor pasi banorët ishin ankuar më parë. Rrjedhja e gazit rrezikonte ndonjë shpërthim, deri në katastrofë. d.xh