E Diel, 1 Nëntor 2026

apa, 54-vjeçari bie i vdekur nga biçikleta pranë ambasadës amerikane

TIRANE - Rrëzohet para ambasadës amerikane, vdes nga vapa 54-vjeçari ndërsa udhëtonte me biçikletë në Rrugën e Elbasanit. 

Vladimir Banaj, 54 vjeç, banues në Sauk, ka pësuar rënie të fikti dje në mesditë në Rrugën e Elbasanit, ndërsa po ecte krejt normalisht me biçikletë. Ai është rrëzuar vetëm pak metra larg ambasadës amerikane. Rojet e sigurisë së kësaj selie diplomatike kanë lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa kanë mbërritur aty për të ndihmuar të dëmtuarin. Uniformat blu të komisariatit nr. 1, kanë mbërritur menjëherë në Rrugën e Elbasanit, ku edhe është lajmëruar situata. I dëmtuari edhe pse pa rrahje pulsi, është nisur drejt spitalit civil në Tiranë, ku mjekët janë munduar ta ndihmojnë. Ndërkaq në vendin e ngjarjes policia fillimisht ka dyshuar se i moshuari mund të ishte goditur nga ndonjë automjet, por më vonë ky dyshim ka rënë. Dëshmitarët i kanë pohuar efektivëve të policisë se burri ishte rrëzuar papritur nga biçikleta, duke rënë në asfalt. Pas dërgimit të tij në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë në pavijonin e kardiologjisë, burri nuk ka mundur të mbijetojë, pasi kishte mbërritur aty thuajse i pajetë. Ai ka ndërruar jetë, ndërsa mjekët po mundoheshin të normalizonin gjendjen e tij. Mjekët i kanë pohuar policisë se ai ka pasur tension të lartë me çrregullime, që sipas tyre është ndikuar edhe nga temperaturat e larta të këtyre ditëve. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës, ku ekspertët mjeko- ligjorë kanë kryer autopsinë dhe kanë konkluduar vdekjen për shkak të tensionit të lartë dhe hemorragjisë cerebrale. Deklarimet e mjekëve të dëshmitarëve të vendit të ngjarjes si dhe një raport mjeko-ligjor, janë mbledhur në një dosje dhe më pas janë referuar në Prokurorinë e rrethit. Organi i akuzës mësohet se ka nisur hetimet për këtë ngjarje duke kërkuar kryerjen e autopsisë së viktimës për shkaqet e vdekjes së tij. d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›