Zarfi me 100 euro prangos pedagogun e Infermierisë
Nën akuzën e kërkimit të ryshfetit nga një studente, me kusht që ta kalonte në provim policia e Korçës prangosi pedagogun e universitetit “Fan Noli”.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
Robert Rado, 41 vjeç u arrestua rreth orës 15:30 të ditës së djeshme në mjediset e degës së Infermierisë. Sipas burimeve policore pedagogu po merrte në provim studentët e vitit të dytë kur ka ndërhyrë policia e krimit ekonomik dhe financiar pranë Drejtorisë së Policisë dhe e ka arrestuar. Akuza ka qenë e paracaktuar: “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorimi i detyrës”. Burimet zyrtare pohojnë se studentja J.S., ka qenë denoncuesja e pedagogut, me profesion mjek. Vajza do të jepte provimin e lëndës së pediatrisë me pedagog Radon, lëndë relativisht e vështirë, por që sipas studentëve, e tillë dhe për faj të profesorit. Pasi ka marrë informacion se pedagogu mund të merrte para kundrejt notës pozitive, studentja ka bërë gati zarfin me 100 euro. Para se të paguante provimin ajo ka bërë denoncim në polici, ku u fotografua kartëmonedha 100-euroshe. Sipas praktikës që njihej mes studentëve vajza ka dorëzuar zarfin me pagesën dhe mandej është përgjigjur në provim. Sapo ajo ka dalë nga salla, brenda saj kanë hyrë agjentët e policisë, duke sekuestruar atë çka gjeti mbi tavolinë duke përfshirë edhe zarfin që u gjet në xhepin e brendshëm të pedagogut. Pedagogu është shoqëruar jashtë mjedisit ku ishte duke zhvilluar provimin dhe duke iu treguar fotoja e kartëmonedhës që iu gjet në xhep u arrestua në vend. Ngjarja ka qenë e bujshme në mjediset e degës së Infermierisë së këtij universiteti. Studentët që u gjendën aty kanë përcjellë me sy gjithë skenën e arrestimit të pedagogut dhe shumë shpejt është mësuar edhe shkaku i arrestimit. Në stafin e pedagogëve të këtij fakulteti, por veçanërisht tek studentët diskutohej fakti se, Rado pranonte ryshfetin, ndonëse deri dje nuk ishte ndërmarrë asnjë denoncim ndaj tij. Pas ndalimit të tij, studentë të tjerë që ndodheshin në oborrin e fakultetit u shprehën se ai, nuk është i vetmi pedagog që iu kërkon para në këmbim të një pese në provim. Sipas tyre, ka pedagogë që nuk ju japin leksione dhe kur i marrin në provim u kërkojnë lekë, studentë të tjerë thonë se u kanë çuar në shtëpi makina të tëra me tulla dhe materiale ndërtimi për të ndërtuar shtëpi e vila apo të tjerë pedagogë që abuzojnë me shitjen e librave e që përdorin shumë metoda zhvatjeje të studentëve. Duke përgëzuar denoncimin e shoqes së tyre studentët e tjerë thonë se nuk duan të denoncojnë, pasi kanë frikë se mund të shënjestrohen nga pedagogët e tjerë dhe të humbasin studimet e larta.
Vlorë, shoqërohet për mitmarrje profesori
VLORE – Një tjetër pedagog është nën hetim me akuzën e mitmarrjes. Mbrëmjen e djeshme në Fier, u shoqërua nga policia e Vlorës në komisariatin e policisë profesori i Gjuhë-Letërsisë, Enertil Dhaskali, 30 vjeç nga Fieri, pas denoncimit të bërë nga një student, i cili e akuzonte atë për mitmarrje. Dhaskali, me banim në qytetin e Fierit jepte mësim si pedagog i jashtëm për studentët e degës së Gjuhë-Letërsisë, në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Burime të policisë së Vlorës nuk dhanë shumë detaje në lidhje me akuzën dhe provat që rëndojnë ndaj Dhaskalit, ndërsa pedagogu është marrë menjëherë në pyetje mbi akuzat. Dhaskali u shoqërua pak orë pas arrestimit të një tjetër pedagogu në universitetin e Korçës për marrje ryshfeti. Studentët kanë shfrytëzuar sezonin e provimeve për të denoncuar rastet e pedagogëve që sipas tyre kërkojnë para për t’u vënë nota kaluese. q.b