Policia arreston 23 kambistë
TIRANE - Policia arreston 23 persona dhe procedon penalisht 32 të tjerë, në një operacion ndaj këmbimit valutor të paligjshëm të kryer në të gjithë vendin.
Gjatë aksionit kambistëve u janë bllokuar rreth 10 milionë lekë reja. Operacioni i nisur gjatë ditës së martë dhe që ka vazhduar edhe ditën e djeshme, ka bërë që të arrestohen në të gjithë vendin 23 persona të akuzuar për ushtrim të paligjshëm të veprimtarive financiare bankare dhe të këmbimit valutor. Të dhënat e operacionit të organizuar nga Policia e Shtetit në të gjithë vendin janë bërë publike dje nga zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit gjatë një deklarimit të tij. Sipas burimeve nga ky institucion, operacioni është kryer me një urdhër të përbashkët të kreut të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme. Nishani dhe Prençi, kanë kërkuar pastrimin dhe heqjen e kambistëve të palicencuar nga ambientet ku ata kryenin aktivitetin e tyre të paligjshëm. Pas kësaj efektivët e zyrave të antikrimit ekonomik në të gjithë vendin kanë ndërmarrë valën e kontrolleve, kryesisht në sheshet publike të qyteteve më të mëdha. Operacioni ka qenë jo pak me vlerë për policinë, pasi në statistikat e tyre janë shtuar 23 persona të arrestuar, 3 prej tyre në Tiranë, 4 në Durrës, 1 në Shkodër, 6 në Korçë, 2 në Kukës, 2 në Berat, 1 në Dibër, 1 në Lezhë dhe 2 në Gjirokastër etj. Sipas deklaratës së zëdhënësit të Policisë, Branko, një pjesë e mirë e të arrestuarve kanë qenë përsëritës dhe nuk kishin hequr dorë nga kjo veprimtari edhe pse ishin shoqëruar me dhjetëra herë në ambientet e policisë. Veç tyre, efektivët e policisë në të gjithë vendin kanë dërguar për ndjekje penale 32 persona, të ndryshëm të kapur duke ushtruar aktivitet të palicencuar financiar dhe të këmbimit valutor. Po ashtu edhe një pjesë e mirë e të shoqëruarve dhe të proceduarve penalisht nga policia në gjendje të lirë kanë qenë përsëritës. Gjatë ndalimit dhe shoqërimit të këtyre personave, policia iu ka bllokuar atyre 6.1 milionë lekë të reja, 28 mijë euro, si dhe 14 500 dollarë amerikanë. Veç këtyre sasive, policia e Tiranës ka bllokuar 285 gramë bizhuteri floriri, 1.5 kg argjend etj. Të gjitha këto janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provave materiale në flagrancë. Policia iu ka kërkuar personave që ushtrojnë veprimtari të tilla të licencohen në të kundërt s’do të ketë asnjë tolerim.