Policia, hartë për zonat ku mbillet kanabis sativa
VLORE - Kreu i policisë së Vlorës publikoi dje një hartë të zonave më të nxehta të kultivimit të bimës narkotike.
Vehbi Bushati ka renditur fshatrat dhe komunat problematike, si dhe masat parandaluese e sensibilizuese që shtabi i luftës kundër kultivimit të kanabis sativës ka ndërmarrë që në muajin prill të këtij viti. Ky shtab ka kryer evidentimin e zonave problematike në fshatrat e Vlorës si dhe ka një projekt të qartë për marrjen e masave parandaluese për mbjelljen e bimës së ndaluar. Sipas Bushatit, inspektorët që tashmë janë pjesë e këtij shtabi, kanë arritur në rezultatin se zonat më të nxehta e problematike për kultivimin e kanabisit janë fshatrat Gorisht, Kocul, Beshisht, Penkovë, Vezhdanisht e Lapardha. Por gjithashtu edhe komunat Vllahinë e Armen, në zona të ndryshme të fshatrave janë konstatuar sipërfaqe të kultivuara me bimë narkotike, në të cilat do të ndërhyhet shumë shpejt për asgjësimin e tyre. Sipas Bushatit, blutë e Vlorës janë përqendruar më shumë te sensibilizimi i banorëve të zonave problematike për mos kultivim, apo për asgjësim të zonave të mbjella, sesa tek arrestimi i kultivuesve. q.b