E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loew elozhe për ekipin kundërshtar. Spanja ka shumë si Mesi në përbërje

Trajneri i Gjermanise Joachim Loew eshte shprehur se kombëtarja e Spanjes, ka shume Lione Messi ne perberje te saj. Tekniku ka bere kete deklarate ne konferencen per shtyp ne prag te ndeshjes gjysnmefinale kunder kampioneve te Evropes, e cila do te luhet te merkuren ne “Durban Stadium”. Loew e krahasoi Mesin, me lojtare si David Villa.

"Spanja nuk ka vetem nje Messi, ata kane shume te tille ne skuader, sidomos ne sulm. Te gjithe lojtaret qe luajne ne ate repart mund te vendosin ndeshjen. Po ashtu mendoj se Spanja nuk eshte nje skuader si Argentina apo England, te cilat ne ndeshjet e tyre bene shume gabime. Ne duhet te jemi ne gjendje qe t’i detyrojme qe te bejne gabime, pasi ne te vertete ata bnejne ralle gabime si ne mbrojtje ashtu dhe ne sulm”, ka bere te ditur Joachim Loew.

Gjermania do te perballet me Spanjen me shpresen per te marre revanshin e finales se Euro 2008 qe u luajt ne Viene. Loew ka bere te ditur se shpreson qe mesfushoret e tij Sami Khedira dhe Bastian Schweinsteiger te jene ne gjendje per te mundur mesfushen e Spanjes te bazuar te skuadra e barcelones me Andres Iniesta dhe Xavi.

"Sa i perket mesfushes skuadra spanjoll eshte shume forte. Inista dhe Xavi kane luajtur bashke te Barcelona per shume vjet dhe e niohin shume mire njeri-tjetrin. Megjithate, ne te njejten kohe Khedira dhe Schweinsteiger jane te afte ta bejen kete. Keshtu, them se do te jete nje situate krociale per kete takim”, ka perfunduar trajneri gjerman.

Nderkohe nje nga lojtaret me te rendesishem te Gjermanise, Bastian Schweinsteiger, eshte shprehur se skuadra e tij i ka te gjitha mundesite te kaloje Spanjen, per te arritur ne finalet e Boterorit.

"natyrisht, ju mendoni se ne kerkojme revanshin ndaj Spanjes, per te treguar se jemi me te mire. Ne leter Spanja eshte nje skuader me e mire, por ne dy ndeshjet e fundit mendoj se kemi treguar se mund te fitojme ndaj skuadrave qe jane me te mira se ne ne leter”, ka bere te ditur Bastian Schwinsteiger.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›