E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi i Paul: Spanja në finalen e botërorit

“Spanja do te shkoje ne finalen e Boterorit 2010”. Ky eshte verdikti i oktapodit Paul, i cilesuar dhe si orakulli i kompeticionit me te rendesishem te futbollit. Me i famshmi i akuariumit te Oberhausen ne Gjermani, ne syte e dhjetra tifozeve, ka ngrene ushqim nga kutia plastike qe mbante flamurin spanjoll, ndryshe nga sa ka bere deri tani.

Oktapodi Paul u be nje nga protagonistet e ketij Boterori me parashikimet e tij, duke mos gabuar asnjehere. Ai ka gjetur te gjitha rezultatet e deritanishme te skuadres se Gjermanise, perfshire humbjen ne grup kunder Serbise dhe fitoret e ekipit te Lëv ne 1/8 kunder Anglise dhe ne cerekfinale ndaj Argjentines. Parashikimet e Paul jane te thjeshta. Ne akuariumin e tij futen dy kuti me flamujt e skuadrave, dhe oktapodi ben zgjedhjen e tij. Ushqimi eshte i njejte, ndersa ne kutia me flamurin perkates ku ai ha do te fitoje ndeshjen.

Ne prag te gjysmefinales se Boterorit kunder Spanjes, per gjremanet ka ardhur nje lajm i hidhur. Gjithsesi, tifozet e Gjermanise mund te besojne, te gabimi i bere nga Paul perpara finales se Evropianit ne viotin 2008. Atehere ai parashikoi qe do te fitonte Gjermania, por ne te kundert iberiket moren trofeun ne Viene, fale nje goli te Fernando Torres.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›