E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjentja, nga flirti me Behramin te njohja me Taren



Marika Lonxhini është një nga agjentet e FIFA-s ndër më të njohurat në Itali. Avokatja penaliste simpatike tregoi se ka raporte të mira me shumë drejtorë sportivë. Bionde, e bukur, e përgatitur, ajo vesh nga dita e hënë deri në të premten togën e avokates, ndërkohë që të shtunën e të dielën, shkon në provinca të ndryshme italiane për të zbuluar futbollistë të rinj të talentuar. Shumë lojtarë apo dhe drejtues të Serisë A e B, por dhe ato të kategorive inferiore i besojnë menaxheres me minifund dhe takat të larta. Vetë ajo thotë: “Kam një raport të bukur me shumë drejtorë sportivë, nga Sabatini te (Igli) Tare, nga Falko te Nani. Njoh mirë Lotiton (presidentin e Lacios) por dhe Bepe Barezin. Shpresoj të mos mërziten që po ua citoj emrin”. Lonxhini tregon edhe sekretin e saj. Ka një buzëqeshje shumë miqësore, dhe për burrat është e vështirë t’i rezistojnë. “Nuk është aparenca ime, pasi unë jam kështu transparente. Më pëlqen të tregoj fizikun tim”. Për Lonxhinin ka shumë thashetheme, madje i atribuojnë histori sentimentale të ndryshme: një histori të gjatë me djalin avokat të një trajneri të madh (Piero Filipo Kapelon) dhe një flirt me ish-lojtarin e Lacios, shqiptarin Valon Behrami.

Blerim Xhemaili, ende lojtar i Boltonit

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili, aktualisht lojtar i skuadrës italiane, Torino, ende është një lojtar i skuadrës angleze Bolton Uanderers, megjithëse raportet nga Italia e pohojnë të kundërtën. Një lajm i tillë është publikuar në gazetën lokale angleze “The Boltonnews”. Kjo e fundit ka shkruar se Blerim Xhemaili vazhdon të mbetet futbollist i tyre, ndonëse presidenti i Torinos, Urbano Kairo kishte njoftuar se është arritur nënshkrimi i përhershëm për shqiptarin, i cili është blerë për 2 milionë euro. Më tutje gazeta thekson se një marrëveshje e tillë ende nuk është arritur dhe se 22-vjeçari ka kontratë me anglezët edhe në 12 muajt e ardhshëm. Kujtojmë se Blerim Xhemaili gjatë këtij sezoni po luan me sukses të madh te Torino, ku ka fituar simpatinë e drejtuesve dhe tifozëve të klubit “granata”. Skuadra e Torinos, të dielën është mposhtur nga Milani në San Siro me rezultat 5-1, ndërsa ende nuk e ka të sigurt mbetjen në Serinë A.

22 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›