E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Obama, kërkesë kabinetit të ulë 100 milionë dollarë shpenzime



Presidenti amerikan, Barak Obama, u kërkoi anëtarëve të Kabinetit të tij të shkurtojnë 100 milionë dollarë në shpenzime federale gjatë 90 ditëve të ardhshme. Ky veprim është kryesisht një hap simbolik për të tërhequr vëmendjen tek ulja e shpenzimeve në Uashington. Presidenti thotë se amerikanët duhet të sigurohen se qeveria po shpenzon paratë e mbledhura nga taksat e tyre me maturi. Obama foli në mbyllje të takimit të tij të parë zyrtar me të gjithë kabinetin e tij, përveç së emëruarës për sekretare të Shëndetësisë, Katlin Sebelius, e cila po pret miratimin nga Senati. Obama u tha anëtarëve të Kabinetit se ai dëshiron që ata të shkurtojnë 100 milionë dollarë shpenzime gjatë 90 ditëve të ardhshme. Obama nënvizoi se fondet për programet jo të efektshme do të shkurtohen në javët dhe muajt e ardhshëm. Por kritikët përmendin se shkurtimi i shpenzimeve në vlerë prej 100 milionë dollarë është shumë pak pasi kjo vlerë paraqet vetëm një pjesë të vogël të përqindjes së deficitit të buxhetit federal.

Krasniqi: “Rivale e PDK-së, vetëm LDK-ja”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, njëkohësisht sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, deklaroi se partia e tij rivale të denjë në zgjedhjet e ardhshme vendore konsideron vetëm LDK-në dhe asnjë parti tjetër. Krasniqi me këtë rast theksoi se PDK-ja është shumë më e fuqishme se LDK-ja, AAK-ja, AKR-ja dhe LDD-ja. “Jemi më të fuqishëm në aspektin politik, profesional dhe menaxherial”,- ka pohuar Krasniqi. Ai ka shtuar se PDK-ja është në një pozitë me të avancuar në raport me subjektet e tjera politike dhe nuk iu trembet atyre. Krasniqi ka thënë se, Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja parti konkurruese për PDK-në, ndërsa partitë të tjera politike më tepër janë konkurruese për pozitën e tretë sesa që mund të konkurrojnë me “partitë e mëdha”. Ai ka thënë se PDK-ja është në një pozitë shumë më të avancuar në raport me subjektet e tjera politike dhe se nuk ua ka frikën partive të tjera.

22 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›