E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjërimin ta pranon vetëm Zoti!

Agjërimin e 30 ditëve të Ramazanit, larja e mëkateve, pastrimi i shpirtit dhe i trupit, muaji i qetësisë dhe begatisë, ku ti i falesh Zotit, i kërkon të të pranojë këtë ritual, pavarësisht të mirave që të sjell, kryesore është të të njihet. Kjo do të thotë se detyrën që ke përmbushur sipas rregullave të shkruara në Kuran, mund të ta njohë vetëm Zoti. Mbajtja e agjërimit është detyrë, por nga ana tjetër është edhe përmbushje e qetësisë shpirtërore, pastrimit dhe devotshmërisë së besimit.

Të gjitha këto i pranon edhe besimtari Fidan Mudja, 72 vjeç, i cili ka agjëruar 30 ditë të Ramazanit. "Kam agjëruar 10 ditë, Zoti ma pranoftë, sot festoj me të gjithë të afërmit e mi dhe besimtarët myslimanë", thotë Mudja. Sipas tij, edhe ata që kanë nisur të agjërojnë, por e kanë lënë përgjysmë, si pasojë e sëmundjes, se kanë qenë të detyruar të jenë në rrugë, e rëndësishme është të kenë besimin. "Jemi lutur gjatë gjithë këtyre ditëve, duke u gdhirë Bajrami, lutjet kanë qenë në kohë më të gjatë. Por sot nuk kanë munguar edhe turistët e huaj, të cilët ishin kureshtarë të vizitonin xhaminë", tregon besimtari Fidan Mudja. Ai thotë se besimtarët do të mblidhen përsëri në xhami para orës 3 të pasdites dhe më pas do të vazhdojnë me ritualet e tyre si përgatitja e tryezës, vizitat. Sot fëmijëve u janë blerë dhurata, të rriturit kanë veshur rroba të reja, shtëpitë janë zbukuruar dhe tryezat janë mbushur me miq, të afërm e besimtarë me urimin në gojë: "Gëzuar Bajramin" dhe "Zoti na e pastë pranuar agjërimin".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›