E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bamir Topi: Bashkëjetesa fetare, standard i arrirë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaroi dje, me rastin e Bajramit se "bashkëjetesa fetare është një nga standardet e arrira të shoqërisë shqiptare". Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, Presidenti Topi vizitoi selinë e komunitetit mysliman në Tiranë, ku u prit nga kryetari i këtij komuniteti, Selim Muça.

Duke uruar besimtarët myslimanë në të gjithë vendin, me rastin e kësaj feste, Presidenti Topi tha: "Kjo është një festë për të gjithë popullin shqiptar, pavarësisht nga përkatësia fetare, sepse ne jemi mësuar që të festojmë me festat e njëri-tjetrit".

"Ky është momenti për të reflektuar për më shumë dashuri për njëri-tjetrin, për më shumë altruizëm", tha Presidenti Topi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›