Agolli: Grevistët janë revolucionarë
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, ka përshëndetur dy ditë më parë grevën e urisë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Agolli i ka telefonuar kreut të LSI-së Ilir Meta, të cilin e ka pyetur për shëndetin dhe i ka dhënë kurajë, që çështja për të cilën ata janë në grevë është shumë parimore. Agolli i cilësoi deputetët grevistë revolucionarë. Duke komentuar kushtet brenda sallës së parlamentit në të cilën po zhvillohet greva, në mungesë të kushteve minimale, Agolli i cilësoi ato jo njerëzore.