Braçe: Nga ana humane, greva moment i vështirë
Partia Socialiste ka bërë një vlerësim të vetëm pas ditës së dytë të grevës së urisë të 10 deputetëve të kuvendit. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe vlerësoi dje momentin e vështirë, ku kolegë të tij parlamentarë po kalojnë në një grevë urie, ndërsa e cilësoi gabim nga ana politike atë. "Nga pikëpamja humane më lejoni të them që është një moment i vështirë. Politikisht unë e gjykoj gabim" tha Braçe. Socialistët janë përpjekur ta kalojnë në heshtje pa asnjë qëndrim grevën e urisë. Ata janë akuzuar nga ana e deputetëve grevistë si bashkëpunëtorë por dhe frymëzuese e këtyre ndryshimeve me qëllim eliminimin e partive të vogla nga skena politike, e veçanërisht të LSI-së.