Agolli: Në zgjedhjet e 28 qershorit humbën të gjithë
Një ndër figurat më emblematike të socialistëve, Dritëro Agolli, komentoi dje në një intervistë për "Top Channel" zhvillimet në Partinë Socialiste. Momentin e votimit për kreun e ri të selisë rozë ai e shfrytëzoi për të dhënë mendimet e tij personale për atë çka po ndodh në partinë më të madhe të opozitës. Sipas Agollit, procesi po shkon mirë dhe zgjedhjet përmes parimit "Një anëtar, një votë" janë një gjetje e drejtë. Shkrimtari i njohur dha vlerësim e tij edhe mbi përgjegjësitë e humbjes së socialistëve në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ai nënvizoi fillimisht se asnjë parti dhe koalicion nuk fitoi për të qeverisur vendin dhe duke e parë në këtë prizëm nuk preferon ta konsiderojë Ramën humbës. Gjithashtu, Agolli nuk pranon të komentojë gjatë vendimet konkrete të Partisë Socialiste, por jep mendimin e tij se grupi parlamentar i kësaj force politike duhet të jetë pjesë e Parlamentit, pasi është vendi ku bëhet debati dhe merren vendimet e rëndësishme.
Zoti Agolli, cili është vlerësimi juaj për dy kandidatët për kreun e Partisë Socialiste të Shqipërisë?
Të dy kandidatët janë njerëz me eksperiencë në fushën e pluralizmit politik dhe rezultati mbetet në pritje. Është gjë e mirë që ka dy kandidatë se mund të ndodhë që të ketë vetëm një.
Cili është mesazhi që ju i jepni kryetarit të ri?
Kryetari i partisë duhet të jetë më i afërt me njerëzit, më popullor dhe të shprehë dashuri ndaj të gjithëve, të mos ketë mendjemadhësi.
Zoti Agolli, a mendoni se duhet të kthehet Partia Socialiste në Parlament?
Unë këtë nuk mund ta them, sepse janë strukturat e partisë që do të vendosin. Por për mendimin tim, kjo parti është e domosdoshme të shkojë në Parlament, sepse nuk mund të merren vendimet e rëndësishme jashtë Parlamentit. Por mund të them se futja ose jo në Parlament e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është punë kohe, është një kërkesë për të verifikuar edhe veten dhe për të ditur se vërtet janë bërë këto parregullsi dhe abuzime në votime. Marrja e vendimit nuk duhet të zgjasë shumë.
A keni ndonjë koment për grupin kundërshtar të lidershipit të PS-së, të cilët po kërkojnë që Rama të japë dorëheqjen?
Për zërat kundër mund të them me bindje se gjithmonë në Partinë Socialiste ka pasur zëra kundër, diskutime të tilla dhe polemika. Tani është një polemikë e tillë pse Partia Socialiste nuk fitoi. Por, më thoni ju cila parti fitoi? Cili është metri që mat kush i fitoi dhe kush i humbi zgjedhjet? Mund të thuash këtu se jam i humbur se mora disa vota më pak? Me këtë rezultat nuk mund të akuzosh se është Rama një humbës i madh apo Partia Socialiste, sepse as demokratët nuk kanë fituar. Mund të thotë njeri se me aleancat dhe koalicionet parazgjedhore fitoi ndonjë parti? Nuk fitoi asnjë. As PD-ja, as PS-ja dhe as LSI-ja, nuk fituan asnjëra nga këto të tria. Atëherë lindi nevoja për një koalicion të ri dhe me koalicion fitoi PD-ja bashkë me LSI-në. Të gjithë kryetarët e partive kanë qenë humbës dhe i kërkohet llogari Edi Ramës për dorëheqje. Duhet të japin dorëheqje të tre edhe Sali Berisha, edhe Edi Rama edhe Ilir Meta, sepse nuk përmbushën detyrat e tyre. E vetme Partia Demokratike nuk formonte qeveri, ndaj nuk mund të quhet fituese, sepse i duheshin 71 deputetë. Po bashkë me LSI-në a fitoi ajo plotësisht? A mund të marrë vendime të rëndësishme? Jo, sepse nuk bëjnë dot 84 deputetë. Atëherë kush fitoi?