E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: PS të zgjedhë rrugën e integrimit, jo bojkotin

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, komentoi dje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet për një vizitë, zhvillimin e procesit zgjedhor brenda PS-së. I pyetur nga "Zëri i Amerikës", kryetari i LSI-së theksoi se "për mua nuk është e rëndësishme nëse socialistët zgjedhin Ramën apo Lakrorin si kryetar partie. Për mua dhe të gjithë shqiptarët është e rëndësishme që socialistët të zgjedhin rrugën që shpejton integrimin e Shqipërisë në Europë". Pra, vijoi ai, të zgjedhin Europën duke i dhënë fund bojkotit dhe një politike tepër të vjetër destruktive, e cila nuk ka sjellë aspak shanse më të mira edhe për vetë socialistët për të marrë përgjegjësitë që ju takojnë në procesin integrues të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›