E Diel, 1 Nëntor 2026

Agolli: Qeveria eshte "xhuxhe", s'merr dot vendime te medha, duhen 84 vota

Nje nder themeluesit e Partise Socialiste, Dritero Agolli, vleresoi diten e djeshme se qeveria e kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, nuk do te kete jetegjatesi. Komenti i shkrimtarit te njohur, u be gjate takimit te zhvilluar me kryetarin e sapo rizgjedhur te Partise Socialiste, Edi Rama, i cili ishte per nje vizite ne familjen e Agollit, sebashku me deputetet Eduart Shalsi e Vasilika Hysi. "Eshte nje qeveri me kembe shume te shkurtra, eshte qeveri "xhuxhe", sepse vendime te medha ajo nuk merr dot, vendimet e medha merren nga 84 deputete", vleresoi Agolli jetegjatesine e qeverise se re. Agolli duke ju referuar faktit qe Rama, nuk i ktheu pergjigje Nanos, pas deklaratave te tij gjate nje interviste, u shpreh se "populli e thote shume mire ate shprehjen qe: 'Po u perzjeve me krundet te hane pulat'. Me mire me krundet nuk duhet te perziesh", deklaroi themeluesi i Partise Socialiste. Me tej ai tha se Nano vertet jeton ne Vjene, ne nje nga qendrat me te medha te kultures ne Evrope, por ai sikur nuk vinte nga Vjena, por nga vendet jo serioze te Vjenes. "Nje keqardhje e madhe ku mund te perfundoje njeriu, por edhe fjalet, jo vetem te keqija por edhe thashetheme, domethene nje diskutim ne televizor me thashetheme, filani ka thene keshtu kur degjoi qe erdha une, filani ka thene ashtu", perfundoi fjalen e tij, shkrimtari i njohur shqiptar. Nga ana tjeter, kreu i konfirmuar i Partise Socialiste, Edi Rama, riperseriti se kushti thelbesor per hyrjen ne Parlament eshte nje, qe te bejne komisionin hetimor, me shumice te opozites. "Jemi gati te hyjme ne Kuvend qe neser, ne qofte se ata bien dakord qe ne te hetojme dhe te bejme transparence per procesin zgjedhor dhe brenda hetimit eshte hapja e kutive per te pare realisht, se cfare kane brenda kutite, qofte vota, qofte lista", deklaroi Edi Rama. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›