E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Krizen ne vend, nuk e shpeton buxheti PD-LSI

Partia Socialiste, shprehu dje shqetesimin per situaten e veshtire qe ka mberthyer ekonomine e vendit. Permes nje komunikimi me mediat, deputeti i Partise Socialiste, deklaroi dje se kjo situate pasqyrohet edhe ne realizimin e te hyrave fiskale te 8 mujorit te vitit 2009. "Ne menyre te perseritur, per disa muaj rresht administratat tatimore dhe doganore, vijojne te mos mbledhin te ardhurat e programuara. Deficiti i krijuar nga mosmbledhja e te hyrave, eshte 185 milione dollare. Deficiti i krijuar nga mosmbledhja e te ardhurave ne tatime e dogana eshte 155 milione dollare", u shpreh Beqja. Sipas tij, realizimi i planit te tatim-fitimit vetem me 84 % deshmon qarte per veshtiresite qe kalojne sipermarrjet shqiptare. Ai theksoi se situaten e veshtire ekonomike te vendit dhe situaten e veshtire fiskale te buxhetit te shtetit, per fat te keq te te gjithe shqiptareve, nuk do ta permiresoje as ndryshimi i buxhetit te vitit 2009 i miratuar te enjten e kaluar. "Ky ndryshim i buxhetit u miratua, vetem fale votave te LSI-se. Ne nentor te vitit 2008, LSI e pati kundershtuar kete buxhet. Tani, me nje pafytyresi politike te pashoqe miraton ndryshimet e tij", solli ne vemendje deputeti i partise me te madhe ne opozite, Ilir Beqja.

Kryetari socialist percakton strategjine opozitare dhe sulmon Berishen, Meten dhe Nanon: S'ka ulje ne Kuvend, ne kembe ne te gjithe vendin


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›