Enciklopedia maqedonase, doktrine raciste
Kryeministri Berisha e ka cilesuar enciklopedine maqedonase si nje shperthim racist ndaj shqiptareve, por qe ngelet ne stadin e enciklopedise. "Shqiptaret nuk duhet te impresionohen nga asnje nderhyrje nga ata qe kane probleme me identitetin e tyre", u shpreh Berisha. Doktrina antishqiptare sipas tij, eshte shkruajtur sepse maqedonasit kane pasiguri etnike, jane ne perpjekje te kerkimit te identitetit. "Ata e falsifikojne historine, jane ne kerkim te identitetit te tyre, shqiptaret kane qene dhe jane ketu ne te gjitha koherat. E gjithe doktrina e vjeter, raciste eshte bazuar ne pasigurine genuine qe ndjejne", shprehet kryeministri Berisha. Ai gjithashtu tha qe pati mundesine te bisedonte edhe me Presidentin e Maqedonise Georgi Ivanov, i cili i ka premtuar se do te nderhyje ne zhbllokimin e situates, pas kthimit ne vendin e tij, pasi ai kishte qene per nje vizite ne Gjermani e me pas ne SHBA, pra pas kthimit ai do te bente nderhyrjet e tij. "Ne se nje grup ka mbetur ne stadin e Cubrillovicit marredheniet midis qeverise shqiptare dhe asaj maqedonase jane shume larg tyre, jane marredhenie te nje natyre krejtesisht tjeter. Une kam besimin se autoritet maqedonase do te nderhyjne per te retifikuar nje akt primitiv te nje mendimi qe ka mbetur ne stadin e Cubrillovicit", tha Berisha.